Higuain dhe vlera e lojtarit në buxhetin e Juventus

24/07/2018 4:48 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Gonzalo Higuain largohet nga Juventus? Argjentinasi nuk u thërrit për turneun veror që zhvillohet në SHBA, duke përforcuar më shumë zërat se do të largohet nga ekipi bardhezi.

Sa duhet ta shesë Juventus Higuain për të shmangur humbjet?

Gonzalo Higuain iu bashkua ekipit nga Torino në verën e vitit 2016: kostoja e paguar për kartonin e lojtarit ishte historike: 91,296,000 euro ekipit të Napolit.

Pas dy viteve me fanellën e Juventus, vlera e Higuain më 1 korrik 2018 duhet të jetë e barabartë me 54.777,750 euro. Që ekipi i Juventus të shmangë humbjet, duhet ta shesë argjentinasin për 55 milionë euro ose më shumë.

Megjithatë Juventus mund t’i lejojë vetes një humbje në buxhet, duke marrë parasysh se kjo mund të jetë mundësia e fundit për të përfituar kaq shumë nga shitja e Higuain, duke marrë parasysh edhe moshën e lojtarit (31 vjeç në dhjetor).

Përveç amortizimit prej 18,2 milionë eurosh, lojtari ka edhe një pagë neto vjetore 7.5 milionë euro (kostoja totale vjetore e Higuain në arkat e klubit është 35,3 milionë euro) dhe shitja e tij do të sillte disi frymëmarrje për klubin. Për argjentinasin edhe fanella e titullarit nuk është e garantuar sepse në rolin e sulmuesit kryesor te ekipi i Juventus, tashmë është Cristiano Ronaldo.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz