Inter – Milan, rekord të ardhurash. Derbi mes Interit dhe Milanit që u luajt këtë të diel në stadiumin San Siro është ndeshja me fitimet më të larta në historinë e futbollit italian.
Në San Siro ishin të pranishëm 78.328 spektatorë; fitimet arritën në 4.864.749 euro.
Kjo shifër tejkalon 4,68 milionë euro fitime mes Milan – Barcelona, sfida e vajtjes në çerekfinalen e Champions League në sezonin 2011/12.
Rekordi i mëparshëm në Serinë A ishte derbi i luajtur më 15 prill të vitit të kaluar, ku fitimet arritën në 4,2 milionë euro.
Në podium, bashkë me Milan – Barcelona të sezonit 2011/12, është edhe sfida mes kuqezinjve dhe blaugranave, ndeshja e vajtjes, në raundin e 16 më të mirave në sezonin 2012/13, ku të ardhurat e kuqezinjve arritën në 4,65 milionë euro.
Në përgjithësi, në dhjetë vitet e fundit, të ardhurat e klubeve më të mëdha janë në rritje: 6 ndeshje ndër 10 të parat, i referohen sezonit 2016/17 me derbin e së dielës që është i shtati që hyn në klasifikim.
Top 10 e mbyll një tjetër sfidë mes Inter e Milan, më 20 nëntor 2016, ku fitimet arritën në 3,8 milionë euro.
E vetmja skuadër e madhe italiane, e cila nuk ka një sfidë në Top 10 sa u përket fitimeve në Itali, është Roma: në ndeshjen kundër Bayern Munchen, në fazën e grupeve 2014/15, verdhekuqtë arkëtuan 3,7 milionë euro, rekord për klubin e Romës, por jo mjaftueshëm për të qëndruar ndër dhjetë sfidat sa u përket fitimeve në historinë e futbollit italian.