Investimi prej 250 milionë euro të bio-rafinerisë në Mariovo do të ringjallë këtë rajon, pothuajse të braktisur në vend, shprehen ekspertët.
Banorët janë të gëzuar në lidhje me idenë e rigjallërimit të zonës së tyre.
Këshilltar shkencor për Agro-ekonomi Lupço Poposki i pranishëm në një mbledhje në Prilep për këtë përpjekje të madhe, deklaroi se ky projekt është në drejtim për të ringjallur Mariovo-n.
“Ne kemi burime të shumta, burimet natyrore, të cilat janë të siguruar, biologjike, toka për mbjellje. Nëse ne do të kujdesemi për çdo gjë, ndërtimi do të shkojë mirë. Ne do të marrim një tjetër strukturë industriale, e cila do të punësojë njerëz të shumtë, “, deklaroi Poposki.
Etanoi është bio-karburanti i nxjerrë nga bimë të ndryshme. I përshtatshëm me të gjitha lëndët djegëse. Sipas paralajmërimeve që do të mbillen rreth 15 000 hektarë.
“Ekskluzivisht për të reduktuar emetimet e karburantittë dëmshëm nga lëndët djegëse fosile të përdorura në industrinë e automobilave,” tha Poposki.
Mariovo në Prilep shtrihet në 695 kilometra katrorë. Aktualisht tani ajo ka 450 banorë, pasi një pjesë e madhe janë larguar në qytete të tjera.
Ky investim i ri pritet të hapë 1000 vende pune, ndërtimi do nisë në vitin 2016, me kapacitet prej 100 milion litra për tregun botëror. Ajo duhet të sjellë për Maqedoninë potencial 100 milion euro nga eksporti vjetor dhe punësimi.