Komisioni Europian ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes së saj për vitin 2017 për Serbinë për shkak të ndikimit të kushteve të pafavorshme të motit.
Por trendi i rritjes mbetet i fuqishëm, me aktivitetin ekonomik që pritet të rritet tashmë përpara fundit të vitit, njoftoi Tanjug, duke përmendur parashikimin ekonomik të BE-së.
Sipas raportit, PBB-ja e Serbisë do të rritet dy për qind në vitin 2017 – nën nivelin e rritjes prej 3.2 për qind të parashikuar pranverën e kaluar.
Komisioni Evropian tha se ekonomia e Serbisë do të rritet dukshëm në dy vitet e ardhshme dhe do të arrijë 3.3 për qind në 2018 dhe 3.5 për qind në 2019.
“Një prirje e fortë drejt rritjes mbetet dhe parashikimet janë që do të ndodhë një ngritje në aktivitetin ekonomik para vitit,” tha raporti i komisionerit të BE për çështjet ekonomike dhe financiare Pierre Moscovici.