Ne kemi nevojën të zhvillojmë marrëdhënie bashkëpunimi në biznes gjatë gjithë kohës. Sa më të shëndetshme ti ndërtojmë këto marrëdhënie aqë më shumë benefite do të përftojmë, vecanërisht në rritjen e biznesit. Ndiqni këto këshilla komunikimi dhe ju do të përfitoni shumë më shumë nga marrëveshjet e bashkëpunimit.
1. Formalizoni objektivat për e miratuar bashkërisht. Është e rëndësishme të dakordoni reciprokisht mbi objektivat e çdo partneri dhe të partneritetit që në fillim. Kështu të gjithë e dinë se në cpikë qëndrojnë dhe çfarë vlere duhet ti akordohet cdo pale si dhe të sigurojë që objektivat individuale nuk janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe se qëllimi i përbashkët ofron një avantazh strategjik për çdo palë.
2. Shpërnadni vlerat e fitores. Të gjitha marrëdhëniet e biznesit janë të bazuara në arritjen e objektivave përmes së cilave përfitojnë të dy palët e biznesit. Pasi të keni përcaktuar objektivat, monitoroni progresin e partneritetit për të siguruar që të gjithë po përfitojnë atë që dëshirojnë. Sigurohuni që të akordoni vlerën ashtu siç keni rënë dakord dhe që askush nuk po përfiton në kurriz të palës tjetër.
3. Bëni që komunikimi të jetë një ushtrim i dyanshëm. Marrëdhëniet janë të bazuara në dy njerëz që ndërveprojnë dhe komunikojnë. Të dy personat duhet të dëshirojnë të jenë pjesë e një marrëdhënie dhe gjithashtu të duan të komunikojnë. Pra, sigurohuni që të dy ta dëshironi këtë partneritet dhe siguroni që komunikimin i dy-anshëm të ndodhë në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme.
4. Zgjidheni konfliktin kur të ndodh. Kurrë mos e lejoni të acarohet si një plagë e infektuar. Takohuni gjithmonë ballë për ballë në qoftë se mundeni, për të diskutuar se çfarë po ndodh dhe pse nuk jeni të lumtur për këtë. Sa më shpejt ta diskutoni, aq më shpejt mund të zgjidhet kështu që njësituatë e tillë nuk mund ta degjenerojë partneritetin.
5. Planifikoni së bashku aktivitetet. Mblidhuni së bashku për ide të reja, për të diskutuar dhe dokumentuar një plan të shkruar se kush po bën cfarë në këtë partneritet. Sigurohuni që ta shqyrtoni dhe zgjeronitë paktën çdo tre muaj. Kjo krijon qartësi në partneritet dhe përcakton përgjegjësitë. Kjo mënyrë do të parandalonte shumë konflikte dhe për rrjedhojë ju shpëton nga bisedat e vështira.