Klasifikimi Forbes / 10 agjentët sportivë më të pasur për vitin 2017

29/09/2017 11:39 AM 0 komente

Jorge Mendes apo Mino Raiola, cili është agjenti më i pasur në botën e futbollit? Asnjëri prej tyre.

Revista e njohur amerikane ka hartuar klasifikimin e përvitshëm të agjentëve sportivë më të pasur.

Renditja kryesohet nga Scott Boras, agjenti amerikan për disa lojtarë bejsbolli, që në 2017 ka fituar 108 milionë dollarë në komisione.

Krahasuar me vitin 2016, Jorge Mendes zbret një pozicion më poshtë, nga vendi i dytë në vend të tretë, për t’ia lënë vendin pikërisht Constantin Dumitrascu – që falë kompanisë Mondial Sports Management – përmes së cilës përfaqëson futbollistët e mirënjohur Cavani, Coutinho dhe Payet – sipas Forbes, agjenti ka fituar 107 milionë dollarë gjatë 2017-s. Duke pozicionuar në të njëjtën kohë në vend të shtatë, Mondial Sports Management në mesin e agjencive më të pasura të vitit 2017.

Sipas klasifikimit të Forbes, Mendes duhet të kënaqet me vendin e tretë, me një total prej 770 milionë dollarësh në kontratat ekzistuese dhe 77 milionë dollarë në komisione. Kompania e tij Gestifute është lënë pas nga Mondial Sports Management edhe në klasifikimin e agjencive sportive, duke u renditur në vend të tetë.

Në top 10 në nivel botëror janë edhe dy agjentë në botën e futbollit: Jonathan Barnett, i kompanisë Stellar Group (54 milionë në komisione, vlera e përgjithshme 540 milionë) është ngjitur në vend të shtatë. Qëndron stabël në pozicionin e dhjetë Mino Raiola, 43,4 milionë dollarë vlera në komisione e 434 milionë dollarë në kontrata.

Ndër 50 agjentët më të pasur të klasifikimit të Forbes, në krye të renditjes është bejsbolli (me 13 agjentë) ndjekur nga basketbolli (12), futbolli amerikan (10), hokej (7) futbolli (7) dhe tenisi (1). Mes agjentëve në fushën e futbollit janë edhe Volker Struth (në vend të 13, me 34 milionë në komisione dhe klientë si Marco Reus, Mario Götze e Toni Kroos), Thomas Kroth (në vend të 33, me 20 milionë në komisione dhe klientë si Manuel Neuer, Aleksander Dragovic e Shinji Kagawa) e Fernando Felicevich (në vend të 35, me 18 milionë në komisione dhe klientë si Arturo Vidal, Alexis Sanchez dhe Gary Medel).

 

Klasifikimi i 10 agjentëve sportivë më të pasur për vitin 2017

 

Scott Boras

Constantin Dumitrascu

Jorge Mendes

Sam Levinson

Casey Close

Jeff Schwatz

Jonathan Barnett

 

Grek Genske

Pat Brisson

Mino Raiola

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz