Të dhënat e Doganave të Kosovë tregojnë se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Rusisë janë minimale.
Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci bëri të ditur se sa i përket eksportit, Kosova në Rusi gjatë vitit 2013 ka pasur vetëm 2 eksporte, derisa gjatë vitit 2014 nuk është shënuar asnjë eksport. Sa i përket importit, Stavileci ka theksuar se Rusia ka eksportuar në Kosovë produkte bujqësore si grurë dhe disa produkte të tjera, por që janë në vlera minimale.
Qeveria e Kosovës të mërkurën iu është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Stavileci thekson se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës këto shkëmbime tregtare sado që janë minimale do të ndërpriten.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.