Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në vendin tonë, Radovan Miljanic, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet dhe projektet e kësaj ministrie për zhvillimin e këtij sektori.
Ministri e ka njoftuar ambasadorin më hollësisht për programet e këtij viti dhe gjithashtu, i shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin rajonal, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në të dyja shtetet.
Ministri foli edhe për diskutimet që ka pasur me homologun e tij malazez, Petar Ivanoviq, me c ‘rast tha se do të kenë kontakte të vazhdueshme për të konkretizuar hapat bashkëpunimit, të cilat do të parashihen edhe në një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Nga ana e tij, ambasadori Radovan Miljanic, rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në projektet që ndërlidhen me këtë sektor. Ai tha se Mali i Zi dhe Kosova mund të thellojnë edhe me tej bashkëpunimin në të mirë të zhvillimit të dy vendeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.