Rajoni i Azi-Paqësorit është më i priruri në botë për fatkeqësi natyrore, me tërmetet dhe përmbytjet, të cilat kanë bërë “kërdinë” mbi ekonomitë.
Tërmeti i fundit shkatërrues në Nepal u mori jetën më shumë se 6000 personave dhe la dhjetëra mijë të pastrehë. Ndikimi i tij në sektorin ekonomik ka të ngjarë të jetë i rëndë, me rritje të kësaj fatkeqësie, sidomos n.q.s nuk merr ndihmën ndërkombëtare.
Nepal është një nga vendet më të varfra të Azisë dhe anketa e fundit e kryer nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së, fillimisht llogariti humbjet ekonomike nga tërmeti prej 35% të PBB-së së shtetit.
Sipas OKB-së, rajoni i Azi-Paqësorit ka prirje për fatkeqësi natyrore, më tepër se çdo vend në botë. Ndikimi ekonomik është i madh: në mes të 1970 dhe 2013, më shumë se 2.8 miliardë dollarë humbje ekonomike janë raportuar globalisht për shkak të fatkeqësive natyrore. Pjesa e Azisë dhe Paqësorit në totalin botëror, ka treguar një tendencë në rritje, duke arritur në gjysmën e humbjeve ekonomike globale në vitet e fundit, raporton UNESCAP.
Ndërsa kostoja ekonomike e fatkeqësive natyrore kudo është e vështirë për t’u llogaritur, le të hedhim një vështrim në ndikimin e disa prej fatkeqësive më të mëdha të kohëve të fundit natyrore në rajon:
Tërmeti Sichuan, maj 2008
Tërmeti më i fortë, i cili goditi Kinën në vitin 1950, më shumë se 87.000 njerëz u raportuan të vdekur apo të zhdukur.
Tërmeti dhe cunami në Japoni, mars 2011
Tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Japoninë la pothuajse 19.000 të vdekur ose të humbur, si dhe qindra e mijëra të pastrehë, pasi ai zhduku qytete të tëra. Kostoja ekonomike e vlerësuar sipas Bankës Botërore ishte 235 miliardë dollarë, duke e bërë atë fatkeqësinë më “të kushtueshme” natyrore.
Përmbytjet në Tajlandë, 2011
Përmbytjet e mëdha gjatë fundkorrikut të 2011-s deri në dhjetor në veri, verilindje dhe në qendër të Tajlandës, si dhe në disa pjesë të Bangkok u morën jetën më shumë se 800 personave dhe falimentuan me mijëra fabrika, duke shkaktuar shqetësime për zinxhirët globalë të furnizimit, që zgjati muaj me radhë.
Tajfuni i Filipineve, nëntor 2013
Tajfuni vdekjeprurës në Filipine vrau më shumë se 6,000 njerëz dhe preku rreth 11 milionë euro. Humbjet janë vlerësuar në 12-15 miliardë dollarë, ose rreth 5% të prodhimit ekonomik në vend.
Rindërtimi në muajt dhe vitet në vijim prej këtyre fatkeqësive ka dhënë përgjithësisht një nxitje për rritjen ekonomike. Në Nepal, shpenzimet për rindërtimin mund t’i kalojnë lehtë shifrat e 5 miliardë dollarëve, vlerëson IHS-ja.(Bloomberg)