Shkalla e kredive të këqija zotëruar nga bankat në Bashkimin Evropian është ‘një shqetësim i madh’ dhe shënon më shumë se dyfishi i nivelit në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht përmirësimit në vitet e fundit, tha rregullatori bankar i BE-së.
Kreditë me probleme (NPL) në të gjithë bankat më të mëdha të Evropës arritën mesatarisht 5.6 për qind në fund të qershorit, duke rënë nga 6.1 për qind në fillim të vitit. Por kjo krahasohet me një mesatare prej më pak se 3 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe edhe më e ulët në Azi, sipas Autoritetit Bankar Evropian (EBA).
Totali i kredive me probleme në të gjithë Evropën është rreth 1trilion euro (1.1trilion dollarë ), ekuivalente me madhësinë e produktit vjetor të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Spanjës dhe 7.3 për qind të PBB-së së BE-së.
Rregullatori tha se shkalla e kredive të këqija duhej trajtuar sepse bankat zakonisht japin më shumë kredi kur kreditë e këqija të tyre janë më të ulëta dhe kapitali i tyre është më i lartë, kështu që reduktimi i kredive me probleme duhet të rrisë huadhënien për kompanitë dhe të ndihmojë rimëkëmbjen e Evropës