Ministria e Ekonomisë së Kroacisë tha se mbetet e angazhuar të punojë me kompaninë shtetërore MOL PLC të Hungarisë, degë e MOL Group, Budapest, në mënyrë që të parandalojë mbylljen e rafinerisë së përbashkët INA Industrija Nafte në Sisak, Kroaci, 30 milje në jug të Zagrebit.
“Pasi INA të paraqesë rezultatet e një analize të biznesit të saj të rafinimit, qeveria dhe Ministria e Ekonomisë do të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mbrojtur interesat kroate në kompaninë strategjike të naftës dhe do të sigurojnë stabilitet energjetik për Kroacinë”, – sipas një njoftimi të publikuar nga ministria.
Kroacia po vazhdon negociatat me MOL rreth ndryshimit të marrëveshjes aktuale të pronësisë së INA-s, sepse kontrata aktuale e ndalon qeverinë kroate të marrë pjesë në menaxhimin e kompanisë tepër të rëndësishme, tha ministria. Nuk është bërë ende i ditur afati se kur INA do të publikojë vlerësimin e operacioneve të përpunimit të naftës.
Deklarata erdhi në përgjigje të raporteve të medias se INA mund të marrë në konsideratë mbylljen e rafinerinë Sisak, e cila është një nga dy rafineritë kroate që operohen nga INA, një kompani tregtare në të cilën MOL dhe Republika e Kroacisë janë aksionerët e shumicës.
Struktura aktuale e qeverisjes korporative të INA-s pasqyron kontrollin e menaxhimit të Mol, në përputhje me amendamentin e parë të marrëveshjes së aksionerëve nënshkruar nga MOL dhe qeveria kroate më 30 janar 2009, sipas faqes së internetit të MOL.
Gjatë viteve të fundit, INA ka investuar më shumë se 170 milionë dollarë në rafinerinë Sisak për të ndërtuar njësi të reja të përpunimit, duke përfshirë edhe një zëvendësim prej 5 milionë dollarësh të dhomave të karbonit në prill, për të përmirësuar efikasitetin e përpunimit të naftës bruto, si dhe për të mundësuar prodhimin e produkteve të naftës që përputhen me standardet e cilësisë Euro 5, sipas INA-s.