Qyteti bregdetar i Dubrovnikut “nuk do të vuajë shumë” nga braktisja e projektit për ndërtimin e një terminali për kroçierat që vijnë nga jashtë. Kështu tha për agjencinë BIRN, analisti ekonomik Damir Novotny.
Sipas tij, edhe pse qyteti njihet për këtë lloj turizmi duhet të tentojë të tërheq edhe profile të tjera turistike.
“ Dubrovniku edhe në këto kushte përmbush kushtet e akomodimit të kroçierave dhe ndërtimi i një terminali të ri nuk ka ndonjë ndikim të fortë në prespektivën e zhvillimit të qytetit. Ndërtimi i këtij terminali vetëm do të rrisë numrin e kroçierave që mund të vijnë në qytet, por turistët nuk do të mund të shohin qytetin, duke qenë se roli i tij do të jetë më shumë tranzitor”, tha ai.
Por, kompamnia DICPI e cila është themeluar nga francezja Global Ports Holding dhe Bouygues Batiment International tha se do të realizojë një investim të ngjashëm, një “port-simotër” me vlerë me vlerë 94 milionë euro në Venecia.