Kuvendi miratoi me 75 vota pro ligjin për faljen e gjobave për bizneset. Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga administrata tatimore për periudhën nga 1 marsi 2013 deri më 31 gusht 2013. Opozita nuk mori pjesë në votim ndërkohë që edhe në Komisionin e ligjeve e ka kundërshtuar pr/ligjin me pretendimin se janë falur gjobat e përkrahësve politikë. Ndërkohë me 78 vota pro u miratua ligji për trajtimin e dënuarve. Dhe me 79 vota pro u miratua ligji për pasaportat.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.