Leksione që duhet t’i mësoni, ndryshe do të pendoheni përgjithnjë

19/09/2018 2:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të merrni në kontroll karrierën tuaj nuk është diçka banale.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për të ndryshuar profesion, t’u riktheheni studimeve në shkollë apo të jepni dorëheqjen nga puna për të nisur një biznes tuajin – kjo kërkon guxim.

Më poshtë janë disa leksione që do t’ju ndihmojnë të merrni në kontroll karrierën tuaj (në çdo formë të mundshme).

BESIMI VJEN PARA SË GJITHASH

Njerëzit e suksesshëm kanë besim – është e qartë që ata besojnë te vetja dhe në atë që po bëjnë. Megjithatë nuk është suksesi që i bën ata të kenë sukses. Besimi ishte aty më parë. Përse dikush duhet të besojë te ju, idetë tuaja, aftësitë tuaja, nëse ju nuk besoni tek to?
Duhet besim për të arritur sfida të reja. Njerëzit që kanë frikë apo janë të pasigurt tentojnë të qëndrojnë brenda zonës së tyre të komfortit. Zonat e komfortit rrallë zgjerohen vetë. Ky është motivi për të cilin njerëzit që nuk kanë besim mbeten të bllokuar në punë pa perspektivë dhe u ikin nga duart mundësi të çmuara. Besimi është një element i rëndësishëm për një karrierë të suksesshme, përqafimi i tij do t’ju ndihmojë të shkoni në vende që nuk i kishit menduar si të mundura.

PO JETONI JETËN QË KENI KRIJUAR

Ju nuk jeni viktimë e rrethanave. Askush nuk mund t’ju detyrojë të merrni vendime apo të bëni veprime që janë kundër vlerave dhe aspiratave tuaja. Rrethanat në të cilat jetoni sot – janë ato që keni krijuar ju. Në të njëjtën mënyrë, e ardhmja juaj varet tërësisht nga ju. Nëse ndiheni të bllokuar, kjo është sepse jo keni frikë për të ndërmarrë rreziqet e nevojshme për të arritur objektivat dhe ëndrrat tuaja.

TË JESH I ZËNË NUK DO TË THOTË TË JESH PRODUKTIVË

Shikoni njerëzit rreth e qark jush. Të gjithë duken kaq të zënë – duke vrapuar nga një takim te tjetri dhe dërguar emal-e. Por sa prej tyre janë vërtet produktivë dhe të suksesshëm në një nivel të lartë? Suksesi nuk vjen nga lëvizja apo aktiviteti. Vjen nga fokusimi – duke u siguruar se po e përdorni kohën tuaj në mënyrë eficiente dhe produktive. Përdoreni kohën tuaj me zgjuarsi. Në fund të fundit, ju jeni një produkt i rendimentit tuaj, jo përpjekjeve.

SHOQËROHUNI ME NJERËZ QË JU FRYMËZOJNË

Ju duhet të shoqëroheni nga njerëz të cilët ju frymëzojnë, të cilët t’ju nxisin të kërkoni më shumë. Çdokush që ju bën të ndiheni i pavlerë, që nuk ju frymëzon është një humbje kohe. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shoqëruar me ta. Largojini nga jeta juaj!

LARGONI MENDIMET NEGATIVE

Kur e kapni veten duke besuar gjërat negative dhe pesimiste që ju thotë zëri juaj i brendshëm, është momenti të ndalni dhe t’i shkruani ato. Fjalë për fjalë, lëreni atë që jeni duke bërë dhe shkruani ato që mendoni. Pasi të keni shkruar gjithë mendimet negative, do të jeni më racional dhe të kthjellët në vlerësimin e vërtetësisë së tyre.

SHMANGNI ‘PO SIKUR?’

Shprehje të tipit “Po sikur” i hedhin benzinë zjarrit të stresit dhe shqetësimit dhe janë të dëmshme për arritjen e objektivave tuaj. Gjërat mund të shkojnë në 1 milion drejtime të ndryshme, sa më shumë kohë të shpenzoni duke u shqetësuar për mundësitë, më pak kohë do t’ju mbetet për të vepruar dhe për të qëndruar produktivë. Pyesni veten se “nëse” do t’ju çojë në një vend që nuk dëshironi – apo për të cilin keni nevojë – të shkoni. Natyrisht planifikimi i skenarëve është një teknikë e nevojshme dhe efikase.

KËRKONI PËR FITORE TË VOGLA

Fitoret e vogla mund të duken të parëndësishme kur jeni në kërkim të diçkaje të madhe. Kur ju arrini fitore të vogla, besimi mund të rritet për disa muaj.

MOS THONI ‘PO’, VETËM ATËHERË KUR E DËSHIRONI VËRTET

Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley tregon se është më e vështirë të thuash jo.
Të thuash ‘jo’ është një sfidë e madhe për shumë njerëz. ‘Jo’ është një fjalë e fuqishme, të cilën nuk duhet të keni frikë ta përdorni. Kur është momenti për të thënë jo, shmangni shprehje të tipit “nuk besoj se mund t’ia dal” apo “nuk jam i sigurt”. Të thuash jo, u jep vlerë angazhimeve që keni në dorë dhe mundësinë për t’i përmbushur me sukses.

MOS KËRKONI PËRSOSMËRINË

Përsosmëria nuk duhet të jetë në objektivat tuaj. Nuk ekziston. Qeniet njerëzore, për shkak të natyrës së tyre, janë të prirë të dështojnë. Ju do të përfundoni duke e kaluar kohën të ankoheni për atë çka nuk keni arritur apo çfarë duhet të kishit bërë ndryshe, në vend që të ecni para me entuziazëm për ato çfarë keni arritur apo ato që kërkoni të realizoni në të ardhmen.

PËRQENDROHUNI TE ZGJIDHJET

Kur ju përqendroheni te problemet me të cilat përballeni, ju krijoni dhe zgjasni përjetimin e emocioneve negative që ju pengojnë aftësitë tuaja në arritjen e objektivave. Kur ju përqendroheni te veprimet që do të ndërmerrni për të përmirësuar veten dhe rrethanat tuaja, krijoni një ndjenjë të efikasitetit personal që nxit emocione pozitive dhe përmirësohet performanca juaj.

FALNI VETEN

Kur ju gaboni është e rëndësishme të falni veten dhe të ecni përpara. Mos e injoroni emocionin se si ju bën të ndiheni gabimi. Në vend të kësaj, zhvendoseni vëmendjen në atë që do të bëni në të ardhmen për të përmirësuar veten. Dështimi mund të dëmtojë vetëbesimin tuaj dhe mund ta bëjë të vështirë që të besoni se do të arrini në një rezultat më të mirë në të ardhmen. Në pjesën më të madhe të rasteve, dështimi është rezultat i ndërmarrjes së rreziqeve dhe përpjekja për të arritur diçka nuk është e lehtë.

*Travis Bradberry, bashkautor i Emotional Intelligence 2.0 dhe bashkëthemelues i TalentSmart
Burimi: The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of