Doni të mësoni të ‘lexoni mendjet’ e të tjerëve për të ditur paraprakisht se si do të sillen ata, të interpretoni në mënyrën e drejtë gjeste dhe shprehje, të kuptoni se kush janë dëshirat e tyre? Filloni duke lexuar një libër të mire: aftësia për tu sintonuar me tjetrin, në fakt nuk është vetëm një cilësi e lindur por një karakteristikë që trajnohet me tekste të mira. Sepse leximi i një teksti dhe i një emocioni kanë shumë aspekte të përbashkëta sikundër shpjegon një studim i publikuar në revistën Science nga dy kërkues anglez.
‘Në të dy rastet, kuptimi e ka burimin nga shenjat (ghurmë në letër apo shprehje, lëvizje, qëndrime, etj), dhe ka struktura të përkushtuara të trurit, me dallime potenciale të interpretimit në varësi të kulturës që i përkasin – thotë autori i studimit Cecilia Heyes, Universiteti Oxford, -. Të dy aftësitë na distancojnë nga kafshët dhe qëndrojnë në bazë të qënies tonë njerëzore, për më tepër mund të jenë subjekt i trazirave gjatë zhvillimit.
Paralelizmat, të identifikuar në sajë të studimeve të shumta që ka analizuar Heyes, çojnë në konkluzion të teorisë, mbështetur nga një numër në rritje i provave të përftuara në eksperimente mbi vullnetarë: leximi i librave na bën njerëz më të mirë, duke rritur aftësinë tonë për të kuptuar të tjerët ndërsa e vendosim veten në vend të tyre, sepse stërvit kapacitete të ngjashme me ato që ne kemi nevojë të zhvillojmë në mënyrë që të mësojmë të ‘lexojmë mendjet’ e të tjerëve.