Liga e futbollit të Gjermanisë synon të dyfishojë të ardhurat e saj nga shitja e të drejtave televizive të futbollit të Bundesligës për katër sezonet e ardhshme me qëllim që të ndihmojë klubet e tyre të përballen fuqishëm me rivalët ndërkombëtarë, ka refereuar ajo këtë javë.
DFL synon të grumbullojë 1.1-1.5 miliard euro (1.3- 1.7 miliardë dollarë) në sezon nga 2017/18 deri më 2021/22, tha ai në fillim të ankandit të të drejtave gjermane – krahasuar me një mesatare prej 748 milionë euro për katër vitet e mëprshëm.
Ankandi këtë herë do të përfshijë rregullin që asnjë blerës i vetëm nuk do të mundë të përfitojë të gjitha të drejtat e medias për ndeshjet direkte të Bundesligës, sikundër bëri Sky i Rupert Murdoch herën e fundit me një kosto prej 2.5 miliard euro.
Të drejtat televizive, të internetit dhe ato në aplikacionet e celularëve nuk do të dalin në ankand më vete, por në qoftë se ndonjë palë e vetme fiton të gjitha të drejtat direkte për sezonin e parë të ndeshjeve të Bundesligës, një sërë të drejtash të web dhe mobile do të tërhiqen sërish për të dalë në ankand për një palë tjetër.
Përveç Sky, Perform Group e Gjermanisë, transmetuesi gjerman ProSiebenSat.1 dhe RTL, Eurosport i Discovery si dhe Sport1 i Constantin Media janë ndër ofertuesit potencialë.