Pas një pritje të gjatë, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube filloi mbrëmë me fazën me eliminim direkt.
Dje u luajtën dy ndeshje Juventus – Tottanham në “Juventus Stadium” të Torinos, e cila përfundoi në barazim 2 – 2 dhe Basel – Manchester City e cila u mbyll me rezultatin 0 – 4. Ndërsa sot në mbëmje do të luhen këto dy ndeshje: Real Madrid-Paris Saint-Germain dhe Porto-Liverpool.
Në këto sfida do të përballen edhe disa nga futbollistët më të kushtueshëm në botë. Në klasifikimin e futbollistëve më të paguar në Champions League, sezoni 2017/18, Lionel Messi është në vend të parë pas rinovimit të kontratës me Barcelonën, me një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon. Në podium është edhe Neymar në kuotën e 28,3 milionë euro, i cili me transferimin tek Paris Saint-Germain vitin e kaluar ia ka kaluar Cristiano Ronaldo-s, i cili merr 23,1 milionë euro në vit.
Në klasifikim dominon Paris SG me gjashtë lojtarë në top 20: përveç Neymar janë edhe Cavani, Mbappè, Thiago Silva, Di Maria dhe Marquinhos. Pesë lojtarë janë nga klubi i Manchester United: blerja e re, Alexis Sanchez e më pas Pogba, Lukaku, Ibrahimovic e De Gea.
Barcelona dhe Real Madrid kanë tre lojtarë secila në këtë klasifikim, Manchester City dy lojtarë, dhe Chelsea vetëm një.
Futbollistët më të paguar në Champions League 2017/18, klasifikimi
Lojtari | Skuadra | Paga | |
1 | Messi | Barcelona | 40,0 |
2 | Neymar | PSG | 28,3 |
3 | Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 23,1 |
4 | Sanchez | Manchester United | 20,4 |
5 | Pogba | Manchester United | 16,9 |
6 | De Bruyne | Manchester City | 16,3 |
7 | Suarez | Barcellona | 16,0 |
8 | Bale | Real Madrid | 15,0 |
9 | Lukaku | Manchester United | 14,6 |
10 | Cavani | PSG | 14,2 |
11 | Mbappè | PSG | 13,8 |
12 | Coutinho | Barcellona | 13,7 |
13 | Ibrahimovic | Manchester United | 12,8 |
14 | Aguero | Manchester City | 12,8 |
15 | Thiago Silva | PSG | 12,2 |
16 | Hazard | Chelsea | 11,6 |
17 | De Gea | Manchester United | 11,6 |
18 | Di Maria | PSG | 10,3 |
19 | Marquinhos | PSG | 10,3 |
20 | S. Ramos | Real Madrid | 10,0 |