Mali i Zi shpreson të gjejë një kompani gati për të investuar të paktën 120 milionë euro (dy milionë dollarë) në dy aeroportet ndërkombëtare të vendit, në Tivat dhe Podgoricë, tha kryeministri Dushko Markoviç.
Qeveria pret që një kontratë koncesioni për funksionimin e aeroporteve të sjellë një investim prej së paku 120 milionë euro dhe të ardhura vjetor prej rreth 10 milionë eurosh, tha Markoviç, sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria, shkruan Seenews.
Aktualisht, aeroportet e Malit të Zi gjenerojnë një fitim total prej rreth 4.0 milion euro në vit, tha Markoviç në Forumin e Zhvillimit të Milocer, sipas deklaratës.
“Kjo nuk është një shitje e aseteve shtetërore por një proces në të cilin shteti merr para private për infrastrukturën kapitale që sjell përfitime serioze ekonomike”, tha Markoviç.
Muajin e kaluar, ministri i transportit i Malit të Zi Osman Nurkoviç tha se qeveria ka në plan të ftojë oferta për një marrëveshje koncesioni me një afat prej 25 deri në 30 vjet për operimin e aeroporteve të Tivatit dhe Podgoricës.