Manchester, një qytet dhe dy klube të forta futbolli

19/11/2018 5:52 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Qyteti i Manchester ka dy prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë, si nga pikëpamja e rezultateve sportive, si për sa i përket menaxhimit ekonomik të klubeve…

Krahasimi Manchester City – Manchester United, një vështrim në shtatë sezonet e fundit

Një raport i “KPMG Football Benchmark” gjatë periudhës 2011 – 2018 nxjerr në pah ndryshimet mes këtyre dy klubeve. Manchester United është një klub i fortë nga pikëpamja financiare edhe jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar, nga ana tjetër spikat rritja befasuese e Cityzens, që kur u ble nga Abu Dhabi United Group në vitin 2008, e cila vijoi me sukseset në fushë.

Krahasimi Manchester City – Manchester United, Red Devils më shumë të ardhura nga matchday

Duke pasur parasysh të ardhurat operative, të dyja klubet regjistruan një rritje të ndjeshme mes sezonit 2011 /12 dhe sezonit 2017 / 18, + 76% për Manchester United dhe + 108% për Manchester City. Falë përqindjes më të lartë, Cityzens kanë reduktuar disi hendekun me Red Devils.

Megjithatë Manchester United është në krye sa u përket të ardhurave që vijnë nga stadiumi dhe atyre komerciale. Stadiumi “Old Trafford” me 75 mijë tifozë mesatarisht, gjatë sezonit 2017/18 është mbushur plot të dielave për periudhën në fjalë, duke e vështirësuar krahasimin me City, duke marrë në konsideratë mesatarisht 54 mijë tifozët sezonin e kaluar.

Edhe hendeku sa u përket të ardhurave komerciale është rritur në favor të Manchester United, nga 9% në +17%. Marrëveshjet e fundit me Adidas (85 milionë) dhe Chevrolet (60 milionë) janë shembujt konkretë për këto rezultate. Edhe shpenzimet janë në rritje konstante për të dy klubet, edhe pse raporti shpenzime / të ardhura është i qëndrueshëm: 52% për Manchester City dhe 50% për Red Devils.

Krahasimi i rezultateve sportive mes Manchester City dhe Manchester United

Në shtatë sezonet e fundit, rezultatet në fushë favorizojnë klubin e Pep Guardiola, i cili ka fituar tre tituj kampionë në Premier League, tre Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe në sezonin 2015/16 ka arritur për herë të parë dhe të vetme në gjysmëfinalen e Champions League.

Në të njëjtën kohë Manchester United ka fituar vetëm një herë Premier League, një Kupë të Ligës, një FA Cup (Kupa e Mbretëreshës) dhe trofeun e UEFA Europa League në sezonin 2016/17.

Megjithatë, në nivel kombëtar, Manchester United kryeson, duke fituar 20 tituj kampionë në Angli përkundër 5 të Manchester City. 7 sezonet e fundit kanë qenë më pozitive për Manchester City. Përpjekjet e bëra nga klubi për të forcuar skuadrën reflektohen në 206 milionë euro humbje të akumuluara mes sezonit 2011 dhe 2014. Këtë vit, për shkak të shkeljeve të Fair Play Financial, Manchester City ka bërë një marrëveshje shlyerjeje me UEFA (settlement agreement).

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of