Vendimi për huamarrje tregon se pa të buxheti nuk do të ishte i zbatueshëm sipas planit, vlerësojnë një pjesë e ekonomistëve. Sipas Pavle Gacovit nga Shoqata e ekspertëve tatimor, në qoftë se do të ishin ulur shpenzimet joproduktive, nuk do të kishte nevojë për huamarrje me eurobond.
“Ekonomia ka disa ligje. Nëse nuk shkurtohen shpenzimet do të thotë që dp të merret hua. Opsioni i dytë është që të mblidhen më shumë të ardhura. Në kushtet e tanishme të krizës, atë nuk mund të bëjmë”,tha Pavle Gacov.
Ministri i Financave Minoski tha se paratë nga eurobondi do të përdoren për të mbuluar deficitin dhe për kthimin e borxheve të vjetra. Por, nuk dha përgjigje të qartë nëse pa borxhin e ri prej 450 milionë eurosh, në arkën shtetërore do të kishte para për pagat dhe pensionet.
“Kemi fonde të mjaftueshme financiare për të realizuar të gjitha shpenzimet”, tha Kiril Minoski – Ministër i Financave.
Ndërkohë përplasja rreth ligjshmërisë së eurobondit mes LSDM-së dhe Ministrisë së Financave vazhdon. Nga LSDM-ja akuzojnë ministri Minoski i ka gënjyer kreditorët e huaj dhe mediat se është dhënë mendimi i nevojshëm për vlefshmërinë ligjore të eurobondit nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa nga Ministria e Financave pohojnë se çdo gjë është në përputhje me procedurën ligjore.
Me këtë huamarrje të re, eurobondi me normë interesi prej 5.6% do ta kapë shifrën prej 627 milionë euro.