Investimet e drejtpërdrejta në Republikën e Maqedonisë në nëntë muajt e vitit arrijnë 199,08 milionë euro, bëri të ditur Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
Më shumë investime në nëntë muaj janë nga Gjermania 23,20 milionë, vijon Turqia me 23,14 milionë, Italia 12,46 milionë, Luksemburgu 11,48 milionë dhe Bullgaria 11,72 milionë euro.
Sipas veprimit, më shumë investime 38,25 milionë janë në prodhim, ndërsa 30,49 euro në shërbime.
Nga investimet e përgjithshme në tremujorin e parë janë realizuar 106,91 milionë euro, në të dytin 36,07 milionë dhe në të tretin 56,10 milionë euro. / Zhurnal