“Maqedonia është e uritur” ndërsa nga ana tjetër në vend hidhen 5 mijë ton ushqim në vit. Oda Ekonomike ka filluar me fushatë që sa më pak ushqim të përfundojë në mbeturina. Nëpërmjet kësaj iniciative tentohet të sigurohet ushqim për ata në nevojë dhe nga ana tjetër të kemi më pak deponi të mbeturinave.
Në Maqedoni janë të varfër edhe të punësuarit,edhe të pensionuarit dhe normal edhe të papunët ,sepse ashtu siç më tha edhe një gjyshe,kur I paguaj edhe barnat dhe faturat nuk më mbetet asgjë për ushqim,ku mund të shohim se shpesh njerëzit që një vakt që e marrin e ndajnë në shtëpi me 3 4 persona -deklaroi Bllazhe Josifovksi, Kryetar i Shoqatës për mjedis të pastër “Ajde Maqedonia”.
Iniciativën e mbështet edhe Qeveria dhe sektori i biznesit, ndërsa është formuar grup pune për përgatitjen e projekt ligjit nëpërmjet të cilët do të kërkohet që kompanitë të lirohen nga TVSH-ja për ushqim që do ta dhurojnë për familjet në nevojë.
Bartës janë kuptohet Ministria e Bujqësisë dhe Financave sepse praktikisht janë ato të cilat i përmirësojnë dhe inkurajojnë kompanitë. Firmat të cilat marrin pjesë në dhurimin e ushqimit të inkurajohen dhe në një mënyrë të subvencionohen dhe e rëndësishme është që e gjitha kjo të rregullohet se si mundet që ushqimet e tepërta të dhurohen deri tek ata të cilat kanë nevojë- -tha Vasko Ristovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Sipas kësaj analize më tepër ushqimet hidhet nga marketet ushqimore,restorantet dhe amvisëritë. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, në vend 445.000 mijë e njerëzve hanë vetëm një vakt, ndërsa sipas një studimi nga SHBA Maqedonia renditet e 7 në botë për hedhjen e ushqimit./ALSAT MK