Milan, asambleja e aksionerëve: humbjet arrijnë rreth 75 milionë euro, jepet ok për shtimin e kapitalit

18/05/2017 4:28 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ditë e rëndësishme për Milanin: sot paradite, në selinë e klubit, u mblodh asambleja e aksionerëve, e cila miratoi bilancin dhe ra dakord për shtimin e kapitalit.

Sa i përket bilancit të konsoliduar, humbjet arrijnë në 74,9 milionë euro deri në dhjetor të vitit të shkuar.

Një çështje tjetër e rëndësishme në rendin e ditës është rritja e kapitalit me 60 milionë euro të tjera.
Kësti i parë është nënshkruar nga aksioneri i mazhorancës. Kësti i dytë mund të thirret nga Këshilli, vetëm në raste të veçanta, është si një fond rezervë në buxhet.

Gjatë asamblesë së sotme të aksionerëve, Marco Fassone, Administrator i Deleguar i Milanit, së bashku me drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli, prekën disa çështje, që nga merkato e deri te stadiumi.

Më poshtë janë disa prej çështjeve të diskutuara në këtë asamble:

BILANCI – Bilanci i parë për sezonin 2017/18 do të jetë përsëri negativ. Vetëm pas tre vjetësh, Milan do të mund të ketë një bilanc pozitiv – kjo për dy arsye: forcimi i skuadrës dhe investimet sportive.

OBJEKTIVAT – Milan kërkon të rikthehet konkurrues në nivele të larta. Fassone e Mirabelli prej tetë muajsh po punojnë për forcimin e skuadrës dhe në takime me klube të ndryshme është shprehur respekti maksimal për këtë klub të madh.

TË ARDHURAT – Milan synon zhvillimin e tregut aziatik dhe është në punë e sipër me projektin “Milan China”.

STADIUMI – Siç shprehet Fassone, me kapacitetin e stadiumit të ri, kuqezinjtë mund të fitojnë dyfishin e të ardhurave të Juventusit. Brenda katër viteve të ardhshme, ekziston vullneti për ta zgjidhur problemin e stadiumit, që sipas burimeve të vetë klubit, duhet të jetë 55 – 60 mijë vende.

TË ARDHURAT KOMERCIALE – Është viti i parë në të cilin Milan nuk qëndron në krye sa u përket të ardhurave komerciale, por synon kthimin në vend të parë.

PAGAT E FUTBOLLISTËVE DHE MERKATO – Milan ka në program rritjen mesatare të pagave të futbollistëve. Në vitet e fundit, pagat janë ulur, por me ardhjen e futbollistëve të rëndësishëm, ato do të rriten. Për shembull, portierit Donnarumma, një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, do t’i rritet rroga duke e afruar me futbollistët e tjerë të rëndësishëm të skuadrës por pa cenuar tavanin e pagave të klubit.

SKUADRA – Objektivi është që brenda ditës së parë të grumbullimit të sezonit të ri 2017/18, trajneri Vincenzo Montella të ketë në dispozicion dy të tretat e skuadrës dhe më pas, gjatë muajit gusht skuadra të plotësohet me blerje të tjera.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz