Referuar të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave në Itali, prodhimi industrial shënoi një rritje me 1.1 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm dhe një rritje në bazë vjetore prej 5.3 për qind.
Për sa i përket tremujorit të dytë, prill-qershor, edhe ai shënoi një rritje në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.
Një rritje të veçantë ka shënuar industria e automjeteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, prodhimi italian i makinave u rrit me 19.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky sektor ka shënuar një rritje me 4.4 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, duke u shndërruar në sektorin që kryeson këtë industri.