Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit nga kategoria e subvencioneve për grurë.
Janë mbi 5 milionë e 71 mijë e 597 euro që janë shpërndarë tek 9148 përfitues. Ndërkohë janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë, pagesat për të cilët do të ekzekutohen në ditët në vazhdim. Në javët në vazhdim MBPZHR-ja në bashkëpunim edhe me AZHB-në do të punojnë në procedimin e pagesave direkte për përfituesit në kultura të tjera bujqësore, shkruan Kosova Press.
Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi tha se vendimi i ministrisë që pagesat të kryhen brenda muajit qershor është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të fermerëve, para se të fillojnë korrjet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.