Ministria e Financave (MF) për 5 vite nuk ka paguar asnjë gjobë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) për parregullsi në disa tender.
Plot 136 mijë euro është shuma që i ka borxh shtetit ministria e drejtuar nga Avdulla Hoti, shkruan Gazeta Fjala.
OSHP-ja thotë se thesari i kësaj ministrie nuk i zbaton vendimet e tyre në lidhje me gjobat me arsyetimin se ky institucion i ekzekuton vetëm vendimet e plotfuqishme të gjykatave kompetente, pavarësisht se nuk duhej kontestuar.
“Siç dihet vendimet e OSHP-së, janë vendime përfundimtare dhe të ekzekutueshme, mirëpo në disa raste Thesari i MF-i nuk i zbaton vendimet tona”, thuhet në raportin e tyre. /Telegrafi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.