Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore organizoi një takim prezantues të modulit elektronik të administrimit dhe monitorimit të lejeve minerare, në ambientet e Hotel “Tirana International”, ku ishin ftuar të gjitha shoqëritë që zhvillojnë aktivite minerare në vend. Në këtë tryeze AKBN prezantoi sistemin e ri informatik që do të shërbejë për një administrim të ri të aktivitetit minerar, ku të gjitha marrëdhëniet midis shoqërive minerare dhe AKBN do të kontrollohen në mënyrë elektronike.
Ky software i ri do të shërbejë jo vetëm për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme rolin dhe përformancën e AKBN-së në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë siç është sektori minerar, por gjithashtu do të bëje tërësisht transparente marrëdhëniet midis subjekteve minerare dhe AKBN-së.
Gjithashtu, ky sistem do t’u japë akses direkt nga faqja zyrtare e AKBN-së të gjitha palëve të interesuara, siç mund të jenë Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Banka e Shqipërisë, INSTAT, mediat, etj., në një bazë të dhënash e cila do të pasurohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohe reale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.