Është e kotë ta fiksoni dritaren, me sy të lirë nuk do ta vini re, megjithatë qelqi lëviz. Ky është zbulimi i jashtëzakonshëm i një eksperimenti të botuar në revistën Nature Communications dhe i kryer me Italisë dhe Francës. Kështu përkundrejt opinioneve të krijuara qelqi nuk është aspak i palëvizshëm, edhe pse për të parë lëvizjen nevojitet ta observoni strukturën në nivel atomic.
Duke vëzhguar xhamin me shumë të detaje, hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin një lëvizje të shpejtë, të qëndrueshme mes disa dhjetëra sekondash për dhjetëra minuta. Eksperimenti tregoi se në nivel atomik xhami ‘lëviz’, madje edhe në temperaturë dhome. ‘Vëzhgimi është veçanërisht i çuditshëm dhe u përftua në një xham normal me një teknikë të sofistikuar spektroskopike, e cila lejon të vëzhgosh lëvizjen kolektive të atomeve në vale tepër të vogla gjatësie, edhe më të ulët se nanometri(një e miliarda e milimetrit), deri në distancën interatomike ‘shpjegon James Baldi i Imem-CNR. Fenomeni, shtoi ai, ndodh ‘edhe në temperatura në të cilën besohet se xhami është krejtësisht i palëvizshëm ose ‘i ngrir’, duke qënë se lëvizja e atomeve, apo relaksimi strukturore bëhet tepër i ngadaltë saqë në thelb rezulton pa fund në lidhje me kohën e vëzhgimit, por ja që në vend të kësaj regjistrohet një lëvizje e shpejtë, por që përfshin vetëm grupe të vogla atomesh ‘.