Marrëdhënia juaj me drejtuesin mund të ndikojë që ju të shkoni çdo ditë në punë me dëshirë ose jo. Sipas Harvard Business Review, fryma e lidershipit të një drejtuesi është e rëndësishme. Fryma pozitive në një kompani sjell një angazhim më të madh të punonjësve.
Website kununu ka hartuar një listë me dhjetë kompanitë ku punonjësve u ofrohet mbështetja më e madhe nga ana e drejtuesve, duke u bazuar në vlerësimet e gjysmë milion punonjësve. Moritz Kothe, Ceo i kununu, thotë për CNBC Make it, që shumë punonjës mendojnë se një drejtues i mirë është ai që nuk e konsideron veten një epror dhe dëgjon gjithnjë nevojat e punonjësve të vet.
Për të zbuluar se cilët janë këto kompani ku do të gjeni mbështetje të madhe nga ana e drejtuesve, hidhini një sy renditjes së mëposhtme:
10. Geico
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.21/5
Vlerësimi i punonjësve: “Drejtimi është i shkëlqyer. Ata ju drejtojnë për të qenë më të mirët që mundeni. Drejtuesit ju shpërblejnë për punën e bërë dhe ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja dhe jo vetëm synimet e tyre”, – thotë një punonjës.
9. Cisco
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.22/5
Vlerësimi i punonjësve: “Inkurajohet ekuilibri punë-jetë private, më pëlqen mundësia për të punuar në orare fleksibël dhe të mund të largohesh kur ke nevojë”, – thotë një punonjës.
8. Allstate
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.24/5
Vlerësimi i punonjësve: “Allstate ka si fokus zhvillimin profesional dhe organizimin në mënyrë fleksibile të punës. Ndihem i rëndësishëm në rolin tim, puna ka gjithnjë sfida. Kam gjithnjë mbështetjen për të cilën kam nevojë nga drejtuesi im”, thotë një punonjës.
7. Apple
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.28/5
Vlerësimi i punonjësve: “Debati është një element i rëndësishëm i skuadrës, gjë që i çon njerëzit të sfidojnë njëri-tjetrin dhe të rriten”, – thotë një punonjës.
6. Old Navy
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.34/5
Vlerësimi i punonjësve: “Drejtuesit tanë na besojnë ne për të marrë vendimet më të mira dhe përdorin aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve. Por në rast se ne kemi nevojë për ndihmë, ata janë në dispozicionin tonë për të na udhëhequr në drejtimin e duhur”, – thotë një punonjës.
5. Barnes & Noble
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.39/5
Vlerësimi i punonjësve: “Menaxherët nuk janë shefa, ata janë liderë”, – thotë një punonjës.
4. Wawa
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.46/5
Vlerësimi i punonjësve: “Ata janë të mrekullueshëm me punonjësit e tyre sa i përket mirëkuptimit që kemi edhe një jetë jashtë pune”, – thotë një punonjës.
3. State Farm Insurance
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.48/5
Vlerësimi i punonjësve: “State Farm kujdeset me të vërtetë për punonjësit e saj. Është një kompani e madhe, por ke ndjesinë sikur punon për një kompani të vogël”, – thotë një punonjës.
2. REI
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.65/5
Vlerësimi i punonjësve: “Çdokush këtu dëshiron që çdo njeri tjetër të arrijë suksesin. Nëse ka diçka që nuk shkon mirë me punën tuaj, ata do të bisedojnë me ju veçmas për t’u siguruar se ju e keni kuptuar se si ta bëni punën”, – thotë një punonjës.
1. Chick-fil-A
Vlerësimi i drejtuesit nga punonjësit: 3.66/5
Vlerësimi i punonjësve: “Drejtuesit na besojnë për ta bërë punën në mënyrë korrekte dhe nëse ne nuk kemi mundësi, e dimë se mund të kërkojmë ndihmë”, – thotë një punonjës.
*Courtney Connley
Burimi: CNBC