Projekti i dytë i bashkëpunimit me Peugeot është i bazuar tek modeli 3008. Pa asnjë efekt déja-vu: nga stili i pastër e deri tek shasia, gjithçka mban firmën e traditës së kompanisë nga Rüsselsheim
Pëlqehet apo jo, tashmë është fakt se modelet Suv dhe crossover janë duke u shtuar me përqindje dyshifrore, në dëm të modeleve tradicionale. Tek Opel, kanë kohë që e kanë vënë re një gjë të tillë, aq sa e kanë shtrirë gamën e tyre të makinave “të larta”, të njohur ndryshe me shkronjën X, në fillim me Crossland dhe tani me Grandland, të cilat i janë bashkëngjitur modelit më të shitur Mokka.
ORIGJINЁ FRANCEZE
Të dy modelet kanë lindur me bazë Peugeot: i pari, që nga viti 2008, simotër e madhe e modelit 3008, në sajë të bashkëpunimit mes Opel dhe kompanisë franceze, e cila realizoi pranverën e shkuar, blerjen e gjermanes. Në Rüsselsheim, megjithatë, bënë gjithçka për të futur “lakminë për Opel” tek e porsalindura, dhe, duhet thënë se ia kanë arritur. Stili dhe komponentët janë të gjitha gjermane dhe spikasin elementë të ndryshëm të modeleve Opel të kohëve të fundit, të tilla si shërbimi OnStar dhe sistemi multimedial i përputhshëm me Android Auto dhe Apple CarPlay.
Në kofano, janë motorët Peugeot 1.2, me tre cilindra turbo me benzinë, si dhe ai 1.6 diesel, të dy – si për sytë edhe për veshët – të qetë e të heshtur, falë edhe marsheve të gjatë të kambios manuale apo asaj automatike me gjashtë marshe. Ngarja është shumë më “gjermane” se sa ajo e kushërirës franceze: teknikët kanë ndërhyrë në kalibrimin e sistemit drejtues dhe suspensionet, për ta bërë shasinë më të ngurtë dhe në këtë mënyrë më të përshtatshme për shpejtësi të larta, tipike për autostradat, shpesh pa kufizim shpejtësie.
Të dhënat teknike
Motori • L4 turbodiesel
• Cilindrata 1.560 cm3
• Fuqia maksimale 85 kW (120 kf) në 3.750 xhiro/ min
• Momenti përdredhës maks. 300 Nm në 1.750 xhiro/min
Transmisioni
• Traksion në rrotat e para
• Kambio automatike me 6 marshe
Performanca
• 0-100 km/h – e papërcaktuar
• Konsumi mesatar 21,7 km/l
Përmasat dhe pesha
• Hapi 268 cm
• Gjatësia 448 cm
• Gjerësia 191 cm
• Lartësia 161 cm
• Pesha 1.430 kg
Çmimi
• 34.100 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.