Pas një numri të madh të publikimeve jozyrtare dhe rrjedhje të specifikave, Oppo e ka zyrtarizuar modelin e saj të telefonit, Oppo Find.
Edhe pse deri më sot janë publikuar shumica e specifikave, për të cilat nuk dihej nëse janë të sakta, në ngjarjen mediatike të kompanisë ku edhe janë listuar ato, ka rezultuar se shumica e tyre kanë qenë të sakta.
Oppo Find 7 vjen në dy versione: njëri me ekranin FHD me 1920 x 1080 piksel, ndërsa tjetri me ekranin QHD me rezolucionin fantastik 2560 x 1440 piksel, në madhësinë e ekranit 5.5 inç. Ekrani është gjithashtu i pajisur me Gorilla Glass 3 dhe teknologjinë e njohur si Super Screen 2.0.
Përveç ekranit me QHD, telefoni është i pajisur edhe me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 801 me 2.5GHz, të cilin e ka edhe Samsung Galaxy S5. Oppo Find 7 sjell edhe 3GB RAM, si dhe 32GB memorie të brendshme, bashkë me portën për microSD.
Oppo Find 7 posedon edhe kamerën e pasme me 13MP Sony IMX214 CMOS me F/2.0 dhe mundësinë e incizimit të videove në 4K, si dhe videot e formatit slow-motion në 720p në 120fps, ndërsa kamera e përparme është 5 megapiksel. Bateria e Oppo Find 7 është në 3,000 mAh, për ta mbështetur ndërfaqen Color OS 1.2.
Version standard i Oppo Find 7 kushton 484 dollarë, ndërsa opsioni me ekranin QHD mund të blihet për 564 dollarë.