Ëang Jianlin, njeriu i dytë më i pasur i Kinës, po blen 20 për qind aksione në ekipin spanjoll të futbollit Atletico Madrid ndërsa synon të tjera marrëveshje përfshirë një tjetër klub evropian dhe një blerje të paspecifikuar prej multi-miliarda eurosh në Spanjë.
Dalian Ëanda Group do të paguajë 45 milion euro (52 milion dollarë) për aksionet Atletico, duke shënuar investimin e parë nga një kompani kineze në një klub elitar futbolli të Evropës, ka deklaruar Ëanda ndërsa njoftonte marrëveshjen. Ëang, i cili është kryetari dhe themeluesi i Ëanda, tha gjithashtu se ai do takonte kryeministrin spanjol Mariano Rajoy për të diskutuar ‘marrëveshjen e madhe’ prej 3 miliard eurosh.’
Ëang tha gjithashtu se është i interesuar ti shtojë më shumë klubet e futbolli koleksiont të tij, që nuk kufizohen detyrimisht me Spanjën.
Gazeta britanike Daily Mirror raportoi në janar 2014 se Ëang mund të shpalosë një ofertë për klubin e premier Ligës Angleze, Southampton.