Shikojeni atë, iPhone-n tuaj të vjetër, qëqëndron në cepin e dhomës duke “të parë” me zili ndërkohë që ti luan me lodrën tënde të re, dhe mendon “ky isha unë vitin e kaluar”. Por nuk ka pse të ndodhë kështu.iPhone juaj 5/4/3 nuk ka pse të “vuajë”në përulje, ekzistojnëdisa mënyra për ta kthyer atë në njëpajisje të dobishme.
iPhone-t, në përgjithësi, janë të rëndësishëm. Njerëzit dhe kompanitë do të paguanin para të mira për një 5C, madje dhe Apple do të donte ta merrte pajisjen tuaj të vjetër kundrejt njëçmimi të ulët.
Por, ku është e veçanta e kësaj? Nëse doni të bëheni alternativë, tëveçantë, shumë kompani kanë shpikur ide inovative për vendosjen në përdorim tëpajisjeve që kanë dalë jashtë funksionit. Ja një listë me pesë gjëra që ju mund të bëni me iPhone-n tuaj të vjetër.
Kthejeni në një pajisje të lirë për sigurimin e shtëpisë suaj
Ashtu si një polic i dalë në pension, iPhone juaj i vjetër mund marrë një rol të ri si një vëzhgues nate. Kompania britanike Manything ka zhvilluar një aplikacion që mund ta kthejë iPhone-n tuaj të vjetër në një kamerë sigurie, e cila mundëson vendosjen drejt një pozicioni të caktuar për të regjistruar gjithçka në atë drejtim, falas.
Manything përdor kamerën ballore të iPhone tuaj për të kapur pamje live nga shtëpia juaj, në të cilën ju mund të logoni nga cilado pajisje tjetër. Gjithashtu të dërgon lajmërime në rast se kap lëvizje në dhomë. Ky aplikacion ka një veçori, pasi ju lejon tëpërzgjidhni cilën pjesë të dhomës do të donit të fokusohej monitorimi.
Alarm inteligjent i orës suaj
Kjo është arsyeja pse ekziston Kickstarter. Një sipërmarrës gjeni i quajtur James Aloysius ka zhvilluar një iPhone 4 me pamjen e një televizori të vjetër, që luan rolin e një alarmi, i ngjashëm me një orë të zakonshme.Është i përbërë nga pjesëza të holla druri arre dhepërmban alumin të përpunuarpër t’i dhënë shkëlqimin e një pjate vezulluese, së bashku me një dalje USB për karikimin.
Ndërkohë që alarmi është arsyeja kryesore e përdorimit të kësaj “ore”, ende mund ta përdorni iPhone-n tuaj normalisht me gjithë funksionet e veta, megjithëse me një reduktim në ndriçimin e ekranit.
Kamera profesionale
iPhone juaj nuk mund bëhet kurrë si një kamera(aparat fotografik) SLR, por ju me padyshim mund ta bëni të duket si një i tillë me anë të disa aksesorëve të veçantë. Ndoshta kamera më e përparuar për t’ia shtuar një iPhone ështëiPhone 5 SLR Canon, për tifozët e “iphoneographers”. Kini kujdes, pasi nuk ka një Software që bën lidhjen e telefonit me kamerën, kështu që do të jetë acarues derisa të mësoni të bëni një foto manualisht.
Kinemaja personale
Hapësira e kufjeve të realitetit virtual ka filluar të nxehet me Samsung, Sony dhe Google, të gjithë prodhojnë ato çfarë ata mendojnë sëështë perfekte në pajisjet e “Realitetivirtual”. Kjo nuk do të thotë që iPhone juaj i pluhurosur nuk mund t’i bashkohet grupit. Ndoshta nuk do të keni mundësinë të përjetonipamjet 3D të “Realitetitvirtual”, por do të keni mundësinë ta zëvendësoni me ndjesinë e të qenët shumë afër një televizori gjigant, në një dhomë tërësisht të errët.
Rëndësia e dritës
Fotot tuaja herë të ekspozuara e herë të paekspozuara nga drita mund të jenë problem i së shkuarës nëse i përshtat iPhone tuaj një ndihmues modest të quajturLuxi. Ai përshtatet mbi kamerën tuaj ballore tek iPhone 4 dhe 5 dhe ju mundëson dritë të mjaftueshme përreth zonës ku dëshironi të bëni foto. Kjo është ajo çfarë profesionistët përdorin për të menaxhuar dritën dhe për të siguruar që ekspozimi i saj është në sasinë e duhur.
iPhone juaj do të ketë mundësinë të masni dritën, por ekipi i Luxi argumenton që do të jetë i aftë të masë vetëm dritën e reflektuar, çka do të thotë që nuk është shumë i saktë.