Peugeot 508, zgjimi i luanit

16/07/2018 1:25 PM 0 komente

Pas një sezoni të zbehtë, kompania franceze po i heq perden një veture top të gamës, me dizajn bindës. Gjithsesi rinovimi nuk ndalet aty: ai përfshin platformën, motorët, ambientet e brendshme dhe teknologjinë

 

Dallimi mes modelit të mëparshëm 508, atij që tashmë pritet të dalë në pension, dhe modelit të ri, të pritur në treg nga muaji shtator, mund të përmblidhet me një fjalë të vetme: bindje.

Që modeli pararendës kishte bërë thjesht një akt prezence për të mos lënë bosh segmentin e mesëm-të lartë të tregut, kuptohej lehtësisht nga shumë detaje, nga të cilët jo më pak i rëndësishmi ishte dizajni anonim dhe i zbehtë, i menduar më shumë për tregun kinez sesa për atë perëndimor (por që në fakt, nuk vuri në radhë për ta blerë as tregtarët e Lindjes). Fakti se tek modeli i ri, Peugeot beson me të vërtetë, kuptohet nga shumë detaje, ku më kryesori është stili i vendosur, bindës dhe koherent, me gjuhën që kreu i sektorit të dizajnit Gilles Vidal, ka veshur të gjithë gamën me luanin e stampuar në kofano, gjatë viteve të fundit.

 

DY MARSHE MЁ SHUMЁ

Estetika, megjithatë, është vetëm maja e ajsbergut të një projekti kompleks, i cili jo vetëm që shmangu faktin që modeli 508 të vihej nën gijotinën racionalizuese të planit të parë të CEO-s Carlos Tavares, por grupoi për realizimin e tij një sërë burimesh financiare e njerëzore.

Së pari: një platformë e re, Emp2, e cila në grup u shërbente modeleve të segmentit C dhe D.
Së dyti: një fabrikë tjetër, Mulhouse, ku për platformën në fjalë u vendos kohët e fundit një linjë prodhimi e posaçme.
Së treti: brendi mbresëlënëse, ku shfaqet versioni më i fundit i i-Cockpit.

Duke hyrë pak më shumë në detaje, zbulojmë: se oferta e motorëve përveç atyre me naftë – dy të rinj 1.5 dhe 2.0 (me fuqi nga 130 në 180 kf) – është pasuruar nga dy motorë me benzinë 1.6, nga 180 në 225 kf (ky i fundit i rezervuar për modelet GT); se suspensionet e pasme mbeten multilink (Emp2 do të parashikonte versionin me rrota të ndërlidhura) dhe janë kombinuar me një sistem elektronik të amortizatorëve (në seri tek modelet me benzinë dhe opsionale tek ata me naftë 2.0); se sistemi i drejtimit fiton kontrollin elektrik; dhe se kambio automatike me tetë marshe bën që të dalë në pension kambio e vjetër me gjashtë, dhe është në seri në të gjithë gamën, me përjashtim të 1.6 BlueHD 130 kf (me kambio manuale me gjashtë marshe). Së fundi, surpriza: modeli i ri 508 është 7 cm më i shkurtër, tre centimetra më i gjerë dhe plot gjashtë centimetra më i ulët se sa më parë.

 

Si proporcionet, edhe formula e modelit të ri 508 formula e modelit të ri 508 ndryshojnë. Tek GT-ja, në ndryshojnë. Tek GT-ja, në foto, e shënuar nga linja foto, e shënuar nga linja agresive: nga klasikja me agresive: nga klasikja me katër dyer në pesë dyer, me katër dyer në pesë dyer, me pamje coupé-je, xhama pa pamje coupé-je, xhama pa kornizë (foto më poshtë) dhe kornizë (foto më poshtë) dhe pjesë fundore të shkurtër pjesë fundore të shkurtër (duke hequr dorë nga 25 (duke hequr dorë nga 25 litra bagazh).

Të ndryshme litra bagazh). Të ndryshme gjithashtu edhe përmasat: gjithashtu edhe përmasat: tani është e gjatë 4.75 (ishte tani është e gjatë 4.75 (ishte 4.82 metra), e gjerë 1.86 4.82 metra), e gjerë 1.86 metra dhe e lartë vetëm metra dhe e lartë vetëm 1.40 metra 1.40 metra

 

Kroskot i rehatshëm dhe Kroskot i rehatshëm dhe i ngritur, panel qendror i i ngritur, panel qendror i lartë dhe timon i vogël: lartë dhe timon i vogël: layout-i tipik i Peugeot. layout-i tipik i Peugeot.

Ekrani me prekje (8 inç Ekrani me prekje (8 inç ose 10 inç, sipas ose 10 inç, sipas konfigurimit), ka shtatë konfigurimit), ka shtatë butona për qasje të butona për qasje të drejtpërdrejtë me drejtpërdrejtë me funksione të tilla si radio, funksione të tilla si radio, klimatizator, navigator, klimatizator, navigator, telefon dhe i-Cockpit telefon dhe i-Cockpit Amplify), i cili menaxhon Amplify), i cili menaxhon ambientin (ndriçimin dhe ambientin (ndriçimin dhe tingujt) si dhe tingujt) si dhe modalitetin e drejtimit modalitetin e drejtimit

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of