Merkato (dritarja e transfertave) e kësaj vere rezultoi të jetë më e pasura në historinë e Premier Ligës teksa shpenzimi total për vitin kalendarik arriti 1 miliard paund për herë të parë.
Shpenzimi i parave këtë verë tejkaloi shifrën prej 870 milion paund, 4% më lartë nga rekordi i vendosur vitin e kaluar.
Shpenzuesit më të mëdhenj, Manchester City, paguan dy tarifat më të mëdha, 55 milion paund për Kevin De Bruyne nga Volfsburg dhe 49 milion paund për Raheem Sterling nga Liverpool.
Nënshkrimi i Manchester United për të riun nga Monako, Anthony Martial ka qenë veprimi më i madh ditor. Kjo tarifë mund të rritet në 58milion paund me shtimin e një sërë ‘komponentësh’ për motivim.
Që nga futja e sistemit të ‘dritares së transfertave’ në vitin 2002, shpenzimet bruto të transferimit kanë tejkaluar 7.3 miliard paund, me mbi 80% të kësaj shpenzuar në dritaret e verës, sipas analistëve financiarë Deloitte.