Presidenti kroat, Kolinda Grabar-Kitarevic, thotë se vendi i tij do ta ndihmojë Bosnjën të ecë në “rrugën e gjatë dhe të vështirë” drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kroacia është anëtari më i ri i BE-së, ndërsa Bosnja – e pllakosur nga stanjacioni ekonomik, një normë e lartë papunësie prej 44% dhe grindjet e vazhdueshme ndëretnike, – ende nuk ka fituar statusin e kandidatit.
Një nga tre grupet kryesore etnike në Bosnjë janë kroatët boshnjakë që pothuajse të gjithë mbajnë shtetësi të dyfishtë dhe votojnë në të dy vendet. Ata kërkojnë të fitojnë autonominë e tyre brenda Bosnjës dhe presin që Kroacia t’i ndihmojë ata ta arrijnë atë.
Gjatë një vizite në kryeqytetin boshnjak, Grabar-Kitaroviç, tha se Kroacia do të respektojë çdo marrëveshje të bërë brenda vendit mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të vendit.