Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në kuadër të vazhdimësisë së punës të projektit BRIGAID, ka shpallur thirrjen për fazën e tretë dhe të fundit të aplikimit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike.
Ky projekt, ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për 6 deri në 9 inovacione.
“Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.”- bën me dije AKT, duke shtuar se një treg si Shqipëria ka fuqi për përdorim inovacionesh dhe potencial për krijimin e tyre.
Sipas të dhënave specifike, aplikimet mbyllen më 15 Gusht.
Ideja duhet regjistruar në platformën online të ndyshimeve klimatike:
www.climateinnovationëindows.eu
Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:
- Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;
- Idea të identifikohet ‘me gatishmëri teknike’ (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jëtë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.
- Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.
“Kjo fazë e fundit është një mundësi për të treguar se inovacionet janë një zgjidhje e nevojshme për institucionet drejtuese, ato që menaxhojnë situatat emergjente, universitetet për të krijuar një metodologji të re në kurrikulat e tyre, por edhe për kërkuesit shkencor për t’u bërë pjesë e BRIGAID.”- deklaron AKT.
projekti BRIGAID ka si qëllim përmirësimin e hendekut për inovacione në menaxhimin e katastrofave, i nënshkruar nga Komisioni Evropian në janar 2016 dhe zyrtarisht i lancuar në maj 2016.
Qëllimi i BRIGAID është të thithë ide inovative mbi 3 komponentet kryesore të ndryshimit të klimës: përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem. Midis ideve të ndryshme, projekti do të përzgjedhë disa prej tyre, të cilat do të zhvillohen dhe testohen. Idetë e suksesshme do të ndihmojnë në përballjen me fatkeqësitë natyrore, ku ata mund të luajnë rolin e tyre për të reduktuar ose shmangur dëmtimet e mundshme. Udhëheqësi i projektit është Techische Universiteit Delft (TU Delft).
Projekti ka 24 partnerë nga vende të ndryshme të Evropës si Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Ger
shumë, Itali, Spanjë, Portugalia, Rumania, Polonia, Izraeli etj. Shumica e tyre janë institucione kërkimore, institute akademike, të vogla dhe të mesme (NVM), si dhe institucionet shtetërore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.