Të gjithë ato biznese që do të duan të futen në gara prokurimesh nuk është e nevojshme që në fazën e parë, pra atë të hapjes së llogarisë së përdoruesit në sistemin elektronik të prokurimit nuk është e nevojshme që të paraqesin ekstraktin pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Në njoftimin e bërë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit thuhet se : “ Të gjithë subjektet që regjistrohen për herë të parë pranë QKR dhe që kërkojnë të hapin një llogari përdoruesi pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, nuk kanë nevojë të kërkojnë ekstrakt për ta depozituar pranë APP, pasi identifikimi i të dhënave të subjektit, bëhet në formë automatike falë komunikimit elektronik midis QKR dhe APP”.
Por, QKR bën me dije se duhet të bëhet kujdes pasi një gjë e tillë nuk vlen për fazën e ofertimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.