Kur ecim në rrugë, ose kur shkojmë në qendrat tregtare, sapo shikojmë ato shenjat e zbritjeve në vitrinat e dyqaneve, fytyra jonë ngazëllehet, aq sa menjëherë duam t’i vizitojmë.
Aq më tepër kur këto shifra shkojnë realisht te -60, -70 apo edhe -80% zbritje; gati – gati një ëndërr e bërë realitet.
Por, nuk është kështu!
Banka Qendrore Evropiane ka projektuar një listë me hapa, shkruan Bloomerang, se pse zbritjet e çmimeve nuk janë pozitive për ekonominë e një vendi.
Argumentat si më poshtë:
1. Kur blerësit shikojnë çmime të skontuara, ata hezitojnë të bëjnë blerjet e parashikuara më parë. Ata pyesin veten: mundem unë të arrij një çmim më të mirë javën e ardhshme? Muajin e ardhshëm? Në këtë mënyrë, shpenzimet që do kryenin ata, nuk bëhen realitet. Ekspertë të BQE-së madje argumentojnë se ky fakt për shumë vende shndërrohet në një problem të vërtetë, duke ngadalësuar rritjen ekonomike.
2. Edhe sjellja e bizneseve shkon pak a shumë në të njëjtën formë. Ata “shtyjnë” blerjen e materialeve që u nevojiten, duke shpresuar se do përfitojnë kosto më të ulëta, duke vonuar investimet, duke i “larguar” vetes mundësinë për facilitete të momentit.
3. Duke i shtuar këtyre dy pikave, edhe faktit që çmimet e tyre, duke mos u ndryshuar ( pra zbritur) sikurse pritet nga konsumatorët, e vështirëson shumë biznesin dhe i zvogëlon mundësitë për të shtuar përfitimet. Në një ambient të tillë, nqs kompanitë duan të “ndajnë” tregun me të tjerë, ata duhet të ndajnë kështu edhe rënien e çmimeve, pra skonton. Kjo i vështirëson edhe më tepër punët, për ato kompani që as nuk duan të bëjnë zbritje çmimesh.
4. Të ardhura të pakta – më pak para për punonjësit. Detyrimisht, këta të fundit nuk marrin ngritjen e pagës që shpresojnë, shkurtojnë shpenzimet e tyre mujore, e kjo gjendje fillon e bëhet përsëritëse, duke u shndërruar në një spirale deflacioniste.
5. Edhe pse çmimet bien, është gati i trishtueshëm fakti që buxheti që t’i zotëron, nuk është i duhuri. Në këtë mënyrë, borxhlinjtë ndodhen nën presionin e borxheve të tyre. Në një skenar serioz, edhe kompanitë e konsumatorët presin deri te blerja e radhës, në mënyrë të tillë që të paguajnë obligimet e tyra njëherë (borxhet). Në një skenar edhe më të rëndë, të dy këto rastet e përmendura më lart, ndodhin njëkohësisht.
6. Politikë-bërësit zakonisht, kanë një zgjidhje për ngadalësimet e ekonomisë, por është një problem më vete kur normat e interesit janë afër zeros. Pikërisht kjo, është situata aktuale me Bankën Qendrore Evropiane, gjë që i sforcon zyrtarët drejt gjetjes së mjeteve të tjera zgjidhjeje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.