Qeveria firmos paktin për mirëqenien sociale

20/03/2017 3:54 PM 0 komente
Veliaj ne firmosjen e Paktit Kombetar te Mireqenies Sociale (3)

“Një qeveri qendrore që punonme qeverinë vendore – ky është me të vërtetë një lajme i mirë dhe një praktikë e mirë, si për mendësinë zvicerane ashtu edhe për atë shqiptare”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. Me nismën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe mbështetjen e projektit të UNDP për përfshirjen sociale të financuar nga Zvicra, përfaqësues të qeverisë qendrore, bashkive dhe partnerëve ndërkombëtarë ishin sot në një konferencë kombëtare mbi shërbimet sociale. Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Klosi, Ambasadori zviceran Christoph Graf, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara Brian Ëilliams, dhe kryebashkiakë nga 34 bashki, firmosën Paktin e Mirëqenies Sociale – një marrëveshje për të harmonizuar dhe bashkuar forcat me synim përmirësimine e shërbimeve të kujdesit social në nivel kombëtar dhe vendor.

“Në se shohim se çfarë kemi qenë në gjendje të bëjmë në fushën e kujdesit social, është shumë, për ka akomë shumë për të bërë”, tha Kryeministri Rama.

Që nga Dhjetori 2015 Shqipëria ka një strategji pesë-vjeçare për mbrojtjen sociale me tre politika kryesore: lehtësimi i varfërisë për familjet e prekshme, përmirësimi i cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara, dhe zhvillimi i mëtejshëm i shërbimeve të kujdesit social. Kjo politikë e fundit përfshin decentralizimin dhe delegimin e kujdesit social për tek bashkitë për të cilën shërben edhe firmosja e paktit të sotëm mbi mirëqenien sociale.

Më këtë përkushtim të ri, shënohet një hap tjetër drejt zhvillimit të kujdesit social përtej qeverisë qendrore dhe përfshirjes së bashkive dhe OJQ-ve të specializuara.

Zvicra është donatori kryesor ndërkombëtar që mbështet perfshirjen sociale dhe reformën e mbrojtjes sociale. Një program i zbatuar nga UNDP ka asistuar vendosjen e politikave dhe praktikave të reja për përfshirjen e grupeve më të përjashtuara në sistemin e kujdesit social. Një tjetër program i ri në mbështetje të reformës së kujdesit social financuar nga Zvicra do të nisë më vonë këtë vit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz