Rama, audiencë rekord te Fevziu

19/09/2014 2:57 PM 0 komente
Ndërsa emisioni Opinion në TV Klan i Blendi Fevziut arrin përgjithësisht të tërheqë audiencën kryesore të enjten në darkë, mbrëmë  e kishte atë të garantuar dhe nga reklama që kryeministri Edi Rama i bëri pak ditë më parë. “Do të flas vetëm te Fevziu, se vetëm ai nuk më censuron”, u tha Rama gazetarëve kur u pyet për qëndrimin e  tij lidhur me zhvillimet në Bankën e Shqipërisë.
Dhe në fakt, kështu ndodhi. Batutat dhe tonet e ngritura që shoqërojnë gjithnjë “përplasjet” Rama-Fevziu dhe interesi i shtuar i publikut për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë, pas  kalimit të ish guvernatorit Fullani në arrest shtëpie, bënë që telekomanda të ndalonte aty.
 Të dhënat e publikuara nga Telemetrix flasin për një audiencë maksimale të arritur nga Klan në orarin e transmetimit të Opinion, me një rating maksimal prej rreth 22% (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor). Një javë më parë Opinion nuk kishte arritur të shkone më lart se një rating prej 16%.
Vendin e dytë, por me një rating shumë më të ulët, me më pak se 5%, e ndanë Top Story në Top Channel dhe ndjeshja Napoli Sparta e Pragës në Vizion Plus.
Më herët, audiencën kryesore në fashën orare 20.00-21.00 vijon ta mbajë Fiks Fare, ndonëse po rritet shikueshmëria në të njëjtën orë tek Klan, me telenovelën turke Fundi.
Nga televizionet e lajmeve, News 24 vijon të kryesojë, duke ruajtur një audiencë të qëndrueshme, i ndjekur nga Ora News.
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘softëare’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).
MONITOR_RATING

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of