Seanca e sotme parlamentare ka në qendër të diskutimeve disa nga pr.ligjet më të përfolura, sikurse ai i ndryshimeve në procedurat tatimore.
Në nisje të fjalës së tij, kryeministri Rama dha argumentat e nevojës së aksionit ndaj informalitetit, sipas të cilit asnjë biznes që nuk paguan detyrimet ndaj shtetit nuk do të përfitojë amnisti. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta shtynë më tej paketën e masave kundër informalitetit, të përfshira në pr.ligj e procedurës tatimore.
Rama gjithashtu listoi arsyet e mospërputhjes e të ardhurave me plani, si më poshtë:
“Së pari rënia drastike e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka pasur ndikim në rendën minerare e disa taksa.
Së dyti mungojnë të ardhura për shkak të uljes së importit të energjisë pasi u rrit prodhimi. Të ardhurat nga prodhimi kërkojnë një kohë më të gjatë.
Së treti modeli ynë ekonomik ka imponuar një sërë masash lehtësuese për biznesin, duke hequr dhe lehtësuar taksat për importin e makinerive dhe lëndëve të para për të prodhuar sa më shumë në vend. kjo mangësi do të rikuperohet.
Së katërti ulja e depozitave solli sërish një ulje të të ardhurave. Por ulja e normave të interesit janë në ulje rrit ka sërish efekt pozitiv në ekonomi.
Së pesti ulja e konsumit të duhanit dhe shtimi i prodhimit të brendshëm solli uljen e të ardhurave nga akciza nga dogana dhe një sërë faktorësh të tjerë.
1.3 miliardë lekë mungojnë për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike. Jemi të lumtur që ne synojmë të prodhojmë në vend energji.
1.2 miliard lekë mungojnë për shkak të uljes së normave të interesit. Ulja e normave të interesit nxit ekonominë dhe krijon mundësi për kreditimin e biznesit.
730 milionë lekë mungojnë për shkak të lehtësirave fiskale në importin e makinerive e lëndëve të para. Ne, këtë kemi synuar, me qëllim rritjen e prodhimit të vendit. Fituam shumë nga ekonomia pasi nxitet prodhimi vendas.
500 milionë mungojnë lekë nga importi i ushqimeve. Bujqësia po prodhon më shumë. 44 % më shumë është rritur eksporti i mallrave bujqësore.
2.2 miliard lekë i mungojnë buxhetit për arsye se TVSH e rimbursuar me sistemin e ri bëhet automatikisht. Qeveritë e mëparshme i mbanin 1-3 miliardë lekë rimbursim pa iu dhënë biznesit. Ne hoqëm dorë nga kjo.
2 mld lekë mungojnë për shkak të një ndryshimi të procedimi. të cilat do i rikuperojmë më vonë.
2 miliardë lekë mungojnë për shkak të rritjes më të ulët të inflacionit, rritjes së çmimeve që edhe pse e parashikuam, nuk u vërtetua. Ne kishim parashikuar 2.5 % por u rritëm vetëm 1.3 %. Nëse do kishim 100 lekë rritje çmimi, 20 lekë do shkonin të ardhurat, por rritja është 50 lekë, çka solli në arkën e shtetit vetëm 10 lekë.
3.2 miliard lekë mungojnë për shkak të akcizës së cigareve. Ka rënë dukshëm importi. Eshtë zëvendësuar me prodhimin e vendit, i cili nuk është i përfshirë dhe është i paregjistruar”
Po të mbledhim të gjithë këta faktorë bëjnë mbi 15 mld lekë nga 15.5 mld lekë që mungojnë tek të ardhurat. Kemi 70 % të prodhimit të letrës së cigares. Të gjitha këto sëbashku bëjnë 15.4 mld lekë . Ky është konkluzioni në bashkë të analizave të bëra edhe nga FMN.”- tha kryeministri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.