Rënia e realit nxit shitjet e kafesë braziliane

15/07/2013 8:47 AM 0 komente

Një real (monedha braziliane) më i dobët brazilian në katër vitet e fundit po përshpejton dërgesat e kafesë nga vendet më të mëdha në zhvillim, duke ndikuar në shkurtimin e shpenzimeve për kompania si Starbucks Corp dhe Kraft Foods Group Inc.

Dërgesat e 6 mujorit të parë ishin 20 për qind më të larta se një vit më parë në 13.385.000 pako, apo 803,000 tonë metrikë, tha Ministria braziliane e Tregtisë. Zhvlerësimi prej 9.4 për qind e realit në tremujorin e dytë, rënia më e madhe në mesin e 24 valutave kryesore të tregjeve në zhvillim, rriti të ardhurat nga shitjet e kafesë në dollarë dhe inkurajoi eksportuesit të reduktonin rezervat që janë në sasinë më të madhe që nga viti 2007.

Brazili po rrit konkurrencën në mesin e shitësve të kafesë teksa fermerët shkarkuan sasi të vogla për të krijuar hapësirë në magazina për të korrat e ardhshme, duke gjykuar se humbjet do të kufizohen me konvertimin e të ardhurave të dollarit në një real më të dobët. Me prodhimin botëror që tejkalon kërkesën për të katërtin vit, përshpejtimi i shitjeve do të ulë çmimet 11 për qind në 1.08 dollarë një paund deri më 31 dhjetor sipas mesatares së vlerësimeve të 18 analistëve të hartuar nga Bloomberg.

“Reali i dobët me siguri do të ndihmojë eksportet, duke e kthyer Brazilin në një shitës shumë më agresiv”, tha Rasmus Wolthers, tregtar në Wolthers Associates, “ndërmjetësues” në Santos, Brazil. “Ka shumë kafe në Brazil dhe nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për ta ruajtur të gjithën, kështu që prodhuesve do t’u duhet ta shesin. Unë pres të shoh oferta shumë më agresive të shitjeve”.

 

Fitimi margjinal

Kolumbia, vendi i dytë më i madh për rritjen e kafesë arabike, rriti eksportet me 32 për qind në pesë muajt e parë të vitit, pasi pezo u dobësua 7.1 për qind kundrejt dollarit, sipas Federatës së Kultivuesve të Kafesë së vendit. Shitjet nga Peruja, prodhuesi i tretë më i madh në Amerikën e Jugut, ranë 31 për qind gjatë kësaj periudhe, teksa blerësit iu drejtuan furnizimeve nga Brazili.

“Arabica”, kafeja më e konsumuar, ra 61 për qind në Bursën e Nju Jorkut që kur arriti nivelin më të lartë në 14 vjet në maj të vitit 2011. Kafeja më e lirë nxiti J.M. Smucker Co. (SJM) të ulë çmimet në shkurt për Folgers, marka kryesore e shitjeve në SHBA, dhe zgjeroi fitimin margjinal të tremujorit të dytë në dyqanet e kafesë së Starbucks.

Rënia prej 16 përqindësh e këtij viti në kontratat e së ardhmes në 1.214 USD krahasohet me një tërheqje prej 2.7 përqindësh në treguesin GSCI të Standard & Poor të 24 mallrave. Indeksi i kapitaleve të MSCI për të gjitha vendet u rrit 5.4 për qind, dhe Indeksi amerikan i dollarit avancoi 5.1 për qind kundrejt një “shporte” prej gjashtë monedhash.

Starbucks, zinxhiri më i madh i dyqaneve të kafesë, do të raportojë një rritje prej 21 përqindësh në fitim për tremujorin e tretë të tij fiskal që përfundoi më 30 qershor, sipas mesatares së vlerësimit të 13 analistëve të hartuar nga Bloomberg. Aksionet e kompanisë me bazë në qytetin port të Uashingtonit u rritën 25 për qind në tregtimet e Nju Jorkut këtë vit.

 

Cikli dyvjeçar

Eksportet braziliane të kafesë së gjelbër ose të papjekur, do të zgjerohen 5.8 për qind në 29 milionë pako në kulturat e vitit 2013-2014 që filluan më 1 korrik, totali i dytë më i lartë i regjistruar, sipas Cecafe, këshilli i eksportuesve në Sao Paulo. Çdo pako peshon 60 kilogramë (132 pound).

Ndërsa prodhimi pritet më i ulët, teksa pemët hynë në fazën më të ulët të rendimentit të një cikli dyvjeçar, dërgesat do të vazhdojnë të rriten teksa eksportuesit reduktojnë inventarët nga rekordi i të korrave të vitit të kaluar prej 56.1 milionë çantash, vlerëson Departamenti amerikan i Agrikulturës.

Të korrat e projektuara për këtë sezon prej 53.7 milionë çantash do të jenë të korrat e treta më të mëdha ndonjëherë dhe do të zgjerojnë rezervat 22 për qind në 8.23 milionë pako, parashikon USDA.

Reali (monedha braziliane) do të dobësohet në një mesatare prej 2.3 për dollarësh në tremujorin e katërt, krahasuar me 2.25 që shënonte në fillim të korrikut, sipas Barclays Plc, parashikuesi më i saktë i monedhave të Amerikës Latine vlerësuar nga Bloomberg në të katër tremujorët që u mbyllën më 31 mars.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of