Duke filluar nga muaji janar, e gjithë gama e makinave për pasagjerë të Toyota-s do të shndërrohet “Diezel Free- Pa naftë”. Kjo do të thotë se, përveç Aygo, C-HR dhe “familjes” Prius, gjithashtu Yaris, Auris dhe Rav4 nuk do të kenë më motorët me naftë. Ky vendim përbën një kthesë të rëndësishme të kompanisë, por mbase jo shumë, shkruan ‘Il Sole’, duke pasur parasysh zgjedhjen e Toyota-s që të përqendrohet kryesisht në motorin hibrid.
Për të mos përmendur që në sektorët e referencës, shitjet mesatare të naftës për Toyota kishin rënë në vitet e fundit. Kaq zhurmë, ndoshta, për asgjë …
Nuk ka më nevojë të listojë modelet e naftës, pasi si pjesë e vullnetit të Toyota së Italisë, është që të përqendrohet gjithnjë e më shumë në elektrizimin e gamës së vet të makinave, duke nënvizuar qëllimin tashmë të njoftuar për të shitur deri në vitin 2030, mbi 5.5 miliona makina të elektrizuara në vit, duke përfshirë 1 milion automjete elektrike. Duhet të theksohet se 2017 konfirmoi rezultatet rekord për hibridët, që dëshmon të jetë gjithnjë e më shumë zgjedhje e pashmangshme: pati rritje + 71% krahasuar me 2016. 180,000 italianë kanë zgjedhur hibridin nga Toyota dhe Lexus, e cila tani përfaqëson mbi 60% të shitjeve totale të Grupit japonez.
Rezultatet e shitjeve të regjistruara në 2017 tejkalojnë pragun e 89,000 makina të shitura, një vëllim që nuk është parë që nga viti 2008, viti i fundit ky para recesionit, që goditi edhe sektorin e automobilave. Pranë motorëve hibridë, në të ardhmen, në segmentet e vogla dhe kompakte do të jenë në dispozicion vetëm 1.000, 1.200 dhe 1.500 cc njësi benzine. Marka Lexus, një pararendës i strategjisë së shitjes vetëm për hibrid, do të synojë konsolidimin e rezultateve dhe rritjen e shitjeve në periudhën dyvjeçare 2018-2019.
Viti 2017 gjithashtu u mbyll për Lexus-in me rezultatin e mbi 4.000 njësive të shitura, një rekord absolut në Itali. Së fundi, duhet të theksohet se të përjashtuar nga strategjia “pa naftë” do të jenë vetëm Hilux dhe Land Cruiser, gjithashtu modelet komerciale Proace dhe Proace Verso.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.