Regjistrimi i popullsisë përbën një ngjarje të rëndësishme statistikore jo thjesht sepse matet popullsia e një vendi dhe identifikohen strukturat përbërëse të saj. Por nëpërmjet regjistrimeve të popullsisë identifikohen më saktësisht tendencat dhe maten treguesit më kryesorë mbi bazën e të cilave mund të bëhet planifikimi për zhvillimin ekonomik e social të një vendi.Rezultatet e regjistrimit të popullsisë të kryer nga INSTAT në vitin 2001 ishin deri-diku një surprizë për këdo që për arsye pune ose thjesht dëshire kishte studjuar me vëmendje popullsinë shqiptare. Popullsia shqiptare rezultoi 3,069,275 vetë, pra më pak sesa në vitin 1989.Shqiptarë, lindni dhe mos emigroniDuke pasur parasysh që niveli i popullsisë së një vendi ndikohet nga lindjet, vdekjet dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin, vlerësimi i popullsisë për periudhën 2001-2021 është bërë mbi bazën e disa supozimeve mbi tendencat e këtyre faktorëve në të ardhmen dhe janë kategorizuar tetë grupe parashikimesh:a. lindshmëri relativisht e ulët (1.4 fëmijë) dhe mungesë emigracioni;b. lindshmëri relativisht e ulët dhe 0.5% e popullsisë e emigruar;c. lindshmëri relativisht e lartë (1.8 fëmijë) dhe mungesë emigracioni;d. lindshmëri relativisht e ulët dhe 0.5% e popullsisë e emigruar.Këto grupe kanë kombinuar për çdo rast vdekshmëri konstante dhe vdekshmëri në rënie.Popullsia Shtohet Pakësohet Lindjet+imigrimet Vdekjet+emigrimetNë bazë të këtyre supozimeve dhe grupe parashikimesh në tërësi është vlerësuar se për 20 vitet e ardhshme popullsia shqiptare do të rritet. Kjo tregon se popullsia shqiptare ka rifilluar rritjen e saj pas reduktimit që pësoi në periudhën 1990-2000. Deri në vitin 2021 vlerësohet që popullsia shqiptare të arrijë në 3.2 milion – maksimumi 3.7 milion banorë, nga 3.06 milion banorë të regjistruar në vitin 2001. Nëse, përkundrazi, vërtetohen skenarët më pesimistë: emigracion i lartë i ngjashëm me dekadën e kaluar; lindshmëri e ulët dhe vdekshmëri që nuk do të rritej, atëherë popullsia e Shqipërisë mund të rezultojë në nivele të njëjta me ato të vitit 1989. Gjithsesi, cilido skenar që të vërtetohet, rritja e popullsisë do të mbetet më e vogël se në periudhat 1969-1979-1989, kur numri i banorëve u rrit me gjysmë milioni. Duke përdorur supozime të ndryshme, vlerësohet se mesatarisht gjatë dy dekadave të ardhshme në numrin e banorëve të vendit do të ketë një diferencë prej rreth 350 mijë vetë si pasojë e fluksit të emigracionit; rreth 150 mijë vetë si pasojë e ndikimit të reduktimit të shkallës së lindshmërisë (nga 2.3 fëmijë në 2001 në 1.4-1.8 në 2021); ndërsa vetëm 15 mijë vetë si pasojë e rreziqeve të vdekshmërisë. E thënë me fjalë të tjera, rritjen më të lartë të popullsisë shqiptare në 20 vitet e ardhshme e kërcënon jo vdekshmëria, por reduktimi i lindjeve (10 herë më shumë se vdekshmëria) dhe sidomos emigracioni (20 herë më shumë se vdekshmëria). Për pasojë shkalla vjetore e rritjes së popullsisë do të jetë pozitive, por me tendencë në rënie.Shkalla e rritjes vjetore Vitet Shkalla për 100 banorë ’50 2.9’80 2.1’01 1.2 21 -0.1 – +0.7 Shqiptarët po plakenNë tërësi mbetet në fuqi ajo që të gjithë e dimë se popullsia shqiptare në raport me pjesën tjetër të Europës mbetet një popullsi e re ku banorët nën 15 vjeç përbëjnë një pjesë relativisht të madhe të saj dhe ata me moshë mbi 65 vjeç një pjesë relativisht të ulët. Megjithatë, në 20 vitet e ardhshme tendenca do të jetë që kjo veçori të zbehet si pasojë e uljes në mënyrë të dukshme e peshës specifike të të rinjve dhe rritjes progresive të peshës specifike të të moshuarve. Në këtë tendencë mbi bazën e vlerësimeve të bëra duke u nisur nga supozimet mbi lindshmërinë, vdekshmërinë dhe emigracionin, rolin vendimtar e luan lindshmëria. Është pikërisht reduktimi i numrit të lindjeve faktori kryesor që po ndikon në plakjen e popullsisë. Për pasojë, numri i nxënësve që hyjnë për herë të parë në shkollë (mosha 6 vjeç) do të luhatet midis 40 dhe 56 mijë në vitin 2021 nga 59 dhe 62 mijë që ishte përkatësisht në vitet 2001-2002. Pesha specifike e popullsisë sipas moshës 2001 2021 Deri 15 vjeç 29.5% 18.7-21.9% Mbi 65 vjeç 7.4% 11.2-11.7%Të gjithë në Tiranë e Durrës Më së shumti pritet që në dy dekadat e ardhshme të ndryshojë shpërndarja rajonale e popullsisë si pasojë e lëvizjeve migratore të brendshme, të cilat tashmë janë identifikuar se destinacion kryesor kanë Tiranën dhe Durrësin. Popullsia në të dy këto qytete vlerësohet të rritet nga 700 mijë në 1.2 milion banorë. Në rast se do të mungonte migrimi i brendshëm, rritja e popullsisë nga 70% do të ishte vetëm 18% për të arritur në 830 mijë banorë. Duke u bazuar në shkallën e lindshmërisë, rritja e popullsisë do të ishte e konsiderueshme në Veri të vendit dhe pak në Qendër dhe në Jug. Por ky efekt do të kundërbalancohet si pasojë e emigracionit në zonën e Veriut, i cili është më i lartë në raport me dy rajonet e tjera të vendit.Përsa i përket strukturës moshore të popullsisë, fenomeni i plakjes do të vërehet në krejt vendin. Por duke pasur parasysh që plakja e popullsisë shqiptare është kryesisht pasojë e reduktimit të lindjeve, ajo do të jetë më e theksuar në Jug të vendit, ndërsa në Veri të tij popullsia do të mbetet më e re.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.