Në tremujorin e dytë 2014, shifra e afarizmit në volum në “Industri” (përfshi Industri Nxjerrëse dhe Përpunuese), është rritur 8,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2013, referoi INSTAT. Në këtë rritje ndikon aktiviteti “Industri Nxjerrëse” me 20,4 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me rritje 9,8 %, ndërsa aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” me rënie 9,7 %.
Volumi i prodhimit industrial shënoi një rritje prej 4,3 % në tremujorin e dytë 2014, ndërsa volumi i prodhimit të Energjisë elektrike shënoi një rënie me 38,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2013.
Numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” (Industri Nxjerrëse dhe Përpunuese) u rrit me 21,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2013, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në “Industri Përpunuese”. Për aktivitetet “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” dhe “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, ky tregues paraqitet me rritje 8,8 % dhe 6,1 %. Niveli i fondit të pagave shënoi një rritje prej 18,5 % në “Industri”, 24,3 % në “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” dhe 8,7 % në “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”.
Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në Industri, paraqitet me rritje 16,4 %. Të dy degët përbërëse si “Industri Nxjerrëse” dhe “Përpunuese” kanë patur rritje me 16,6 % dhe 16,3 %. Aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rritje në 8,5 %, ndërsa aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” shënoi rënie me 12,4 %.
Gjatë tremujorit të dytë 2014, volumi i prodhimit industrial shënoi një rënie me 4,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës, Tr I – 2014, ndërsa volumi i prodhimit të energjisë u rrit me 8,7 % referuar të njëjtës periudhë krahasimore.
Me një rritje prej 2,8 % rezulton numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri”, rritje e cila vjen kryesisht nga ndikimi i Industrisë Përpunuese. Ky tregues paraqitet me një rritje prej 0,6 % në Energjinë elektrike, gazin dhe avullin dhe rritje prej 1,0 % në aktivitetin e Grumbullimit dhe furnizimit me ujë. Fondi i pagave shënoi rritje në aktivitetet “Industri”, “Energji elektrike” dhe “Grumbullimi dhe furnizimi me ujë”, me 5,9 %, 6,1 % dhe 9,3 %.