Rumania ka nevojë të zhvillojë tregje më të thella dhe më likuide financiare për të mbështetur rritjen ekonomike, sikundër deklaruan ekspertët e Grupit të Bankës Botërore në konferencën e tregjeve të kapitalit në Bukuresht.
Konferenca u bashkorganizua nga Grupi i Bankës Botërore dhe Autoriteti Mbikëqyrës Financiar i Rumanisë, AMF.
Ajo u ndoq nga tridhjetë përfaqësues të sektorit bankar, agjencitë rregullatore, fondet pensionale dhe qeveria që diskutuan trendet mbi rritjen ekonomike të Rumanisë dhe rolin e tregjeve të kapitalit mbi reformën financiare dhe financimin e sektorit privat.”Si organi kryesor rregullator për tregjet e kapitalit në Rumani, ne përkrahim një kuadër rregullator që është i shëndoshë, fleksibël dhe tërheqësndaj emetuesve dhe investitorëve”,tha Mişu Negriţoiu, president i AMF. “Ne jemi duke punuar drejt këtij qëllimi, dhe ne e mirëpresim partneritetin dhe mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore në këtë përpjekje”.
Pjesëmarrësit gjithashtu adresuan rolet e ndryshme të tregjeve të obligacioneve qeveritare dhe joqeveritare. Ata diskutuan se si të krijojnë një kuadër rregullator dhe një infrastrukturë të tregut të kapitalit që inkurajon emetuesit dhe investitorët të hynë në tregje,ndërsa ruajnë investitorët.
“Tregjet e kapitalit të Rumanisë kanë rol thelbësor për të luajtur ndaj mbështetjes sërritjes ekonomike”, tha Bahar Alsharif, zëvendësdrejtor i Thesarit të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).
“Reformat në sektorin financiar që nxisin tregje më të thella të kapitalit do të inkurajojnë investime më të mëdha ndërkombëtare dhe vendore në vend, duke mbështetur zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës”.
Banka Botërore, përmes First Fiscal Effectiveness and Growth Development Policy Loan, mbështet reformat për përmirësimin e funksionimit të tregjeve të kapitalit në Rumani.
Banka Botërore gjithashtu siguron mbështetje këshillimore për AMF në përpjekjet e saj të reformës institucionale, në mënyrë që të modernizojëletrat me vlerë, pensionet, si dhe tregjet e sigurimeve, si dhe të promovojëadoptimin e standardeve rregullatore dhe mbikëqyrëse që identifikojnë në mënyrë adekuate rreziqet dhe lehtësojnë problemet në këta sektorë, duke shmangur barrën e mbingarkuar rregullatore.
IFC do të vazhdojë të mbështesë forcimin e tregjeve të kapitalit të Rumanisë si një investitor aktiv i obligacioneve.