Rumani, monedha vendase në nivele rekord

03/05/2012 10:27 0 komente
Romanian-Banknotes

Monedha rumune ka arritur nivele rekord gjatë ditëve të fundit ku 1 euro është këmbyer me 4.4314 Ron. Dita e martë (1 maj), ishte një ditë pushimi në Rumani dhe bankat nuk punonin, por agjentët ndërkombëtarë e kanë e kërmbyer 1 euro në një nivel maksimal prej 4.4675 Ron, thonë agjentët e këmbimit.

Në fillimin e ditës së mërkurë, bankat e kuotuan euron nga 4.4300 ton në 4.43330 Ron, më ulët se në sesionin e së hënës. Gjatë ditës, kursi filloi të ulej si pasojë e ndërhyrjeve të Bankës Qendrore rumune, sipas agjentëve të këmbimit.

Banka Qendrore e Rumanisë publikoi të hënën një kurs këmbimi prej 1 euro me 4.3970 Ron, 2.23 më lart se diën e premte. Interesat e aplikuara nga bankat tregtare u rritën gjatë ditës së djeshme nga 4.14 – 4.64 për qind në vit në 4.75-5.25 për qind në vit.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.