Sipas një njoftimi zyrtar, vendimi ka për qëllim sigurimin e stabilitetit të çmimeve në një periudhë afatgjatë, duke marrë parasysh vlerësimet më të fundit që kanë konfirmuar prirjen rënëse të normës vjetore të inflacionit.
Analisti financiar, Cornel Cojocaru, tha për Radio Romania se vendimi pasqyron elemente të caktuara ekonomike, që tregojnë prirjen rënëse të normës së inflacionit.
Natyrisht, ka paqartësi dhe rreziqe lidhur me çmimet e produkteve ushqimore, sepse tek e fundit ky është vetëm një vlerësim. Nga ana tjetër, çmimet dhe zhvillimet në tregun botëror të naftës, çmimet për gazin dhe energjinë elektrike, si dhe evoluimi i tregut të punës dhe politikës fiskale, e rrisin më shumë këtë pasiguri.
Megjithatë, Cornel Cojocaru beson se vendimi i Bankës lë hapësirë për mbajtjen e rritjes tremujore të PBB-së prej 4%. Për më tepër, analisti financiar thotë se paqëndrueshmëria e çmimeve është në rënie, ndërkohë që kursi i këmbimit është stabilizuar, gjë që konfirmohet edhe nga Guvernatori i Bankës Popullore, Mugur Isaresku.
Për gati gjysmë viti, monedha kombëtare ka qenë e rrezikuar për shkak të deklaratave, vlerësimeve dhe analizave të caktuara që treguan se norma ishte zhvlerësuar ose tejkalonte kufijtë e caktuar. Guvernatori Isaresku tha se marrja e kësaj mase ishte në momentin e duhur, duke pasur parasysh që edhe monedha vendase ishte më e qëndrueshme gjatë këtij viti në krahasim me monedhat e tjera rajonale.
Sa u përket masave që Banka Qendrore po përgatitet të ndërmarrë në drejtim të borxhit publik maksimal, Guvernatori Isaresku tha se ato nuk kanë për qëllim kufizimin e kreditimit, por që të veprojnë si masa parandaluese. Mugur Isaresku tha më tej se veprimet janë të bazuara në kreditimin e shëndoshë.
“Pikërisht këto çështje të stabilitetit financiar janë më të rëndësishme për ne. Edhe për industritë do të ishte më mirë nëse ato do të përpiqeshin të zvogëlonin numrin e kredive me probleme. Ekspertët ekonomikë pohojnë se Banka Kombëtare synon të mbajë konsumin në kontroll, duke e konsideruar atë si një gjenerator të paqëndrueshëm të rritjes ekonomike në një vend si Rumania.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.