Në shtator të vitit 2014 në krahasim me gusht të këtij viti, prodhimi i përshtatur sezonal në sektorin e ndërtimit ra me 1.8% në zonën e euros (EA18) dhe me 0.9% në EU28, sipas vlerësimeve të para nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian. Në gusht të vitit 2014 prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 0.7% në zonën e euros dhe ka rezultuar i qëndrueshëm në EU28. Në shtator të 2014 krahasuar me muajin shtator të vitit 2013, prodhimi në sektorin e ndërtimit ra me 1.7% në zonën e euros dhe me 0.4% në EU28.
Rënia prej 1.8% në prodhim në ndërtim në zonën e euros në shtator të vitit 2014 në krahasim me gusht 2014 ishte shkak i rënies së ndërtimit të ndërtesave me 1.6% dhe inxhinierisë civile me 3.0% . Në EU28, rënia prej 0.9% vjen si pasojë e rënies së ndërtimit të ndërtesave me 0.8% dhe inxhinierisë civile me 1.3%. Në mesin e shteteve anëtare, për të cilët ka të dhëna në dispozicion, rëniet më të mëdha në prodhimin e ndërtimit janë vënë re në Slloveni (-8.6%), Itali (-5.4%), Suedi (-3.2%) dhe Francë (-2.3%), dhe rritjet më të mëdha në Rumani (+7.9%), Republikën Ceke (+2.7%) dhe Bullgari (+2.4%).